KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti ia kthen Krasniqit e Abdixhikut dhe ironizon me opozitën: Si t’i arrestoj kriminelët, me koordinim a pa koordinim?
Politikë

Kurti ia kthen Krasniqit e Abdixhikut dhe ironizon me opozitën: Si t’i arrestoj kriminelët, me koordinim a pa koordinim?

KosovaNewss
KosovaNewss 13:44 -02/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur kërkesave të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, të cilët thanë se kriminelët në veri duhet të arrestohen.

Kurti ka ironizuar me dy liderët opozitarë, duke i pyetur se si duhet t’i bëjë këto arrestime, me koordinim me ndërkombëtarët apo pa u koordinuar.

“Ju falënderoj për thirrjen që ti arrestoj kriminelët. E kam një pyetje për ju, arrestimin ta bëjë me koordinim a pa koordinim. Ju bëtë thirrje që Njësia Speciale të marr urdhër t’i arrestoj kriminelët. Ju falënderoj për këtë sjellje shtetërore. Për shkak të diskursit tuaj, më duhet të ju pyes, a me koordninim a pa koordinim? Pra, arrestimin po e bëjmë se ju thatë, ma dhatë mbështetjen, nëse kam pasur një dileme ju ma hoqët, por më tregoni me koordinim a pa koordinim”, ka thënë ai.

Kreu i LDK-së, Abdixhiku e pyet kryeministrin Kurti: Pse nuk po i arreston bandat kriminale?

Tutje Kurti ka shkaktuar të qeshura edhe kur i është drejtuar deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri dhe e pyeti se a duhet të arrestohen kriminelët “me shurdhuese apo pa shurdhuese”, duke duke aluduar kështu në një revole të blerë me para të shtetit, revole kjo me silenciator që barte vite më parë deputeti Tahiri.

Kujtojmë se paraprakisht gjatë fjalimit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës u shoqëruan me forca të sigurisë për shkak se është dashur të sigurohet hyrja e tyre në objekte komunale pa pengesa.

Këto deklarata kryeministri Kurti i bëri gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për situatën në veri të Kosovës. Ai theksoi se ky nuk ishte vendim politik.

Kryeministri Albin Kurti në këtë rast  ka publikuar emrat e disa prej njerëzve që ka thënë se janë organizatorët kryesorë të trazirave në veri ditëve të fundit.

Kryeministri Kurti u kërkon deputetëve: Jepjani mbështetjen Policisë së Kosovës e cila është në vijë fronti me milicinë fashiste
Kryeministri Kurti publikon emrat e disa organizatorëve kryesorë të trazirave në veri që përdorën dhunë

Gjithashtu lexoni:

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

Abdixhiku: Askush nuk e ka shumicën, ose të ulemi të flasim, ose të vazhdojmë këtë cirk

Osmani priti në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Gërvalla beson se ka njerëz në LDK që do ta shtyjnë Abdixhikun të ndërrojë qëndrim ndaj VV-së

KosovaNewss 02/06/2023 02/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?