Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë takimit të hershëm që ka zhvilluar sot me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në objektin e Qeverisë, e shprehu nevojën që BE-ja ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkelje të Marrëveshjes së Ohrit.
Kreu i ekzekutivit e bëri këtë deklaratë në rrjetin social Tëitter pasi që u takua me Lajçakun.
“E mirëprita Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, në objektin e Qeverisë sot. Theksova nevojën që Marrëveshja bazë të implementohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme të asaj marrëveshjeje”, deklaroi Kurti.
Kryeministri Kurti u takua në mëngjes me emisarin Lajçak.
Welcomed EU Special Representative Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) at our govt offices today. I emphasized the need for the Basic Agreement to be implemented in its entirety, and the need for the EU to hold Serbia accountable for the persistent violations of that Agreement. pic.twitter.com/hUcwS2JA6t
— Albin Kurti (@albinkurti) May 11, 2023
Ky i fundit tha se pritet ose përmirësim ose përshkallëzim marrëdhëniesh mes Kosovës dhe serbisë dhe se kjo varet se si do të ecet tutje në procesin e dialogut.
“Ne mund të kemi ose normalizim, ose konflikt. Sigurisht se ne duam të fokusohemi plotësisht në normalizim, prandaj duam të shmangim çfarëdo përshkallëzimi, nuk është në interesin e askujt”, ka theksuar Lajçak.
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është pyetur edhe për qëndrimin e Bashkimit Evropian mbi modelin kroat të pakicave, nëse mund të funksionojë edhe në Kosovë.
Lajçak ka thënë se BE-ja pranon atë që është në pajtim me vlerat evropiane.