KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: S’ka zbatim të njëanshëm të marrëveshjes- Serbia e ka pranuar Kosovën, por e mohon për politika të brendshme
Politikë

Kryeministri Kurti: S’ka zbatim të njëanshëm të marrëveshjes- Serbia e ka pranuar Kosovën, por e mohon për politika të brendshme

KosovaNewss
KosovaNewss 11:44 -23/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se që nga fillimi i mandatit të tij është zotuar që ta riformatojë dialogun, në një dialog të barabartë për të dyja vendet.

Ai ka thënë se që prej kur u prezantua plani franko-gjerman, dialogu ka hyrë në një fazë tjetër.

Sipas tij, për herë të parë që prej fillimit të dialogut, normalizimi i marrëdhënieve është me shkrim.

Ka shtuar se aleatët kanë vendosur kornizë me kushte strikte në mënyrë që të lihen prapa dallimet.

Ai ka thënë se nuk mund t’i shmangë detyrimet nga traktatet ndërkombëtare, por ka shtuar se tekst më të mirë të marrëveshjes nuk ka mundur të mbërrihet.

Ka deklaruar se është bërë e qartë se Kosova nuk do të rëndohet me kurrfarë shtrese tjetër të autoritetit dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Sinqerisht aleatët tanë duan ta sjellin Serbinë afër Evropës, por a do ta arrijnë nuk jam i sigurt. Ja vlente mundimi pasi arritëm diçka të rëndësishme. Marrëveshja bazë konfirmon që marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës zhvillohen në bazë të kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha të drejtat themelore që e karakterizojnë një shtet sovran. Serbia ka pranuar ta trajtojë Kosovën si anëtare të barabartë të Bashkësisë Ndërkombëtare. Gjithashtu Serbia është zotuar që të mos kërcënojë me përdorim të forcës, por unë ende nuk do ta besoja këtë”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se dy shtetet duhet të jenë të përkushtuar të zhvillojë marrëdhënie normale mes dy shteteve.

Sipas tij, Serbia nuk duhet të bllokojë Kosovën në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka thënë se kjo është njohje defakto dhe me status të pakthyer, dhe se Serbia ka pranuar Kosovën, por e mohojnë një gjë të tillë për politikat e tyre të brendshme

“Kemi marrëveshje. Nëse ata thonë që nuk e kanë nënshkruar e thonë këtë për politika të brendshme”.

Kurti ka shtuar se të gjitha këto detyrime tashmë janë në fuqi dhe po mbikëqyren nga Bashkimi Evropian.

“Shtetet që bashkëpunojnë do të marrin nxitje në anëtarësimin në BE dhe mbështetje financiare nga BE. Meqenëse nuk ka shkallë të duhur të besimit, do të thosha se ka shkallë të lartë të mosbesimit. Nuk mund të kemi zbatime të njëanshme të marrëveshjes. Kosova i ka obligimet e veta ligjore, unë kam kundërshtuar për disa marrëveshje në të kaluarën dhe po vazhdoj të punoj për një rezultat më të mirë”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Muja: Opozita ka qëllim të ndalojë formimin e Qeverisë Kurti

Përfundon protesta e bizneseve, paralajmërohen protesta edhe më të mëdha nëse s’ka reflektim

Muja: Opozita ka për qëllim parandalimin e formimit të Qeverisë Kurti

Krasniqi: Bllokimi pamundëson të flasim për vendimet e ZRrE-së

Dështon konstituimi i Kuvendi edhe për herën e 23-të

KosovaNewss 23/03/2023 23/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
scattered clouds
10° _ 9°
82%
2 km/h
Thu
14 °C
Fri
17 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
16 °C

Lajmet e Fundit

Muja: Opozita ka qëllim të ndalojë formimin e Qeverisë Kurti
13:01 -29/05/2025
Rizvanolli: Kalimi në tregun e lirë prek më pak se 1% të bizneseve
12:54 -29/05/2025
Në Berlin do hapet ekspozita për masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë
12:23 -29/05/2025
Përfundon protesta e bizneseve, paralajmërohen protesta edhe më të mëdha nëse s’ka reflektim
12:15 -29/05/2025
Muja: Opozita ka për qëllim parandalimin e formimit të Qeverisë Kurti
12:06 -29/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?