Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti edhe sot në orët e mëngjesit ka lëshuar disa kritika ndaj ekzekutivit të vendit.
Ai ka radhitur disa çështje që sipas tij, gjatë qeverisjes së Kurtit, kanë ndikuar vetëm në shtrenjtimin e jetës së qytetarëve.
Duke përmendur rritjen e tatimit në pronë, çmimet e konsumit, rënien e rritjet ekonomike etj.
Ish- kryeministri Hoti është shprehur se nuk shihet asnjë ngjarje ku promovohet një fabrikë e re apo një projekt i ri.
“Si u katandisëm kështu?!”, pyet ai.
