KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori i Shqipërisë në OKB: Gërvallës iu mohua fjalimi në gjuhën shqipe
Politikë

Ambasadori i Shqipërisë në OKB: Gërvallës iu mohua fjalimi në gjuhën shqipe

KosovaNewss
KosovaNewss 19:34 -27/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, ka thënë se ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, iu mohua t’i adresohej Këshillit të Sigurimit në gjuhën shqipe.

Hoxha tha se delegacioni i Kosovës ka bërë kërkesë me shkrim që të adresohej në gjuhën shqipe, dhe se me shkrim kërkesa është refuzuar nga Presidenca.

“Duhet qartësuar disa gjëra se i përket çështjes së gjuhës në Këshill e në këtë takim. Dy anëtarë të Këshillit mbështetën kërkesën formale të bërë nga Kosova për të folur në gjuhën që zgjedhin. Siç e dimë rregulli 44 flet për përfaqësuesin që të jetë në gjendje të mbajë fjalim në gjuhë tjetër nga ato që njihen në Këshill, e të ofrohet përkthim në një nga ato gjuhë. Kjo kërkesë është dorëzuar te gjitha shërbimet e caktuara, është dorëzuar me shkrim. Rusia, që e ka Presidencën, kundërshtoi po ashtu me shkrim. Ne nuk ishim të kënaqur sigurisht dhe mendojmë se Presidenca nuk u tregua paanshme në rolin e saj, por në mënyrë që të mos vihet Këshilli në pozitë të vështirë ne shkuam siç vendosi Presidenca, ndonëse shkon kundër rregullave”, tha Hoxha.

Hoxha ka thënë se ka pasur raste shumë herë vitet e kaluara ku nga përfaqësuesit e delegacioneve u kërkua të flisnin në Këshill në gjuhën amtare të tyre.

“Të thuani tash se është dashur të insistoni, edhepse nuk e di se sa herë duhet të insistohet, është çmenduri. Ne falënderojmë zv. kryeministren e Kosovës, znj. Gërvalla-Schwarz, për mirëkuptimin dhe respektin që tregoi ndaj Këshillit, duke mos e futur në pozitë të vështirë për të votuar për një çështje të tillë. Kjo është e vërteta e vetme”, tha Hoxha.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq është përgjegjës për krime lufte të kryera në Kosovë.

Gërvalla tha se “Serbia nuk ka nxjerrë mësime nga historia. Ata që janë përgjegjës për gjenocidin janë ende në krye të qeverisë serbe”.

Gjithashtu lexoni:

Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë

3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit

Prattipati: Kosova vendi më proamerikan në botë, shembull i një partneriteti që jep rezultate

Osmani priti në takim komandantin në largim dhe atë të ri të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan

Danimarka e ka prioritet zgjerimin e BE-së

KosovaNewss 27/04/2023 27/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?