KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku: Gjashtë kushtet e Kurtit për formim të Asociacionit u zhbënë
Politikë

Abdixhiku: Gjashtë kushtet e Kurtit për formim të Asociacionit u zhbënë

KosovaNewss
KosovaNewss 12:15 -23/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka cilësuar pozicionin e kryeministrit Albin Kurti në procesin e dialogut, si “fat i trishtueshëm politik”.

“Për këto qëndrime, për pozicionin ndryshues të Albin Kurtit unë ndjej keqardhje, çfarë fati i trishtueshëm politik”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se raportimet në Kuvend të kryeministri kanë humbur peshën e substancës tërsishtë sepse ato ose bëhen pasi të ketë përfunduar gjithçka e deputetët dhe partitë mbesin në terr informativ, ose edhe më rëndë humbasin peshën e fjalëve pasi që çdo gjë që flitet këtu zhbëhet pak ditë më pas në një takim të radhës në Bruksel, në një paraqitje televizive.

Tutje, kryetari i LDK-së theksoi se të 6 kushtet e Kurtit për formimin e Asociacioni u zhbënë.

“Të 6 kushtet e kryeministrit rreth formimit të Asociacionit të bëra publike në seancën e 2 shkurtit 2023, u zhbënë fillimisht me marrëveshjen e 27 shkurtit e më pas përfundimisht në aneks-marrëveshjen e Ohrit. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke ishte njëri ndër kushtet e Kurtit në këtë Kuvend, dhe nuk kanë kaluar as 2 muaj dhe aneks-marrëveshja e pranuar në formë deklarative në Ohër parasheh qartë obligimin e palëve për të nisur menjëherë diskutimet e themelimit të aranzhimeve speciale për vetmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë sipas marrëveshjeve paraprake në një marrëveshje pa njohje në të”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku shtoi se ka breng qëndrimin politik të Republikës së Kosovës, e jo si paraqitet në pasqyrë Kurti.

“Unë breng nuk e kam se në pasqyrë a i del vetja luan apo kameleon, unë breng kam qëndrimin politik të Republikës së Kosovës dhe mungesën e plotë të kredibilitetit”, tha ai.

Kryeministri Kurti: S’ka zbatim të njëanshëm të marrëveshjes- Serbia e ka pranuar Kosovën, por e mohon për politika të brendshme

Gjithashtu lexoni:

Qeveria në detyrë mori disa vendime në mbledhjen e sotme të radhës

Haradinaj: S’kemi qëndrim për propozimin që Limaj të votohet për kryeparlamentarLajmeLexohet për: 3 min.

Muja: Opozita ka qëllim të ndalojë formimin e Qeverisë Kurti

Përfundon protesta e bizneseve, paralajmërohen protesta edhe më të mëdha nëse s’ka reflektim

Muja: Opozita ka për qëllim parandalimin e formimit të Qeverisë Kurti

KosovaNewss 23/03/2023 23/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
scattered clouds
10° _ 9°
82%
2 km/h
Thu
14 °C
Fri
17 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
16 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria në detyrë mori disa vendime në mbledhjen e sotme të radhës
13:30 -29/05/2025
Haradinaj: S’kemi qëndrim për propozimin që Limaj të votohet për kryeparlamentarLajmeLexohet për: 3 min.
13:29 -29/05/2025
Dy vjet nga protestat e dhunshme në Zveçan, më shumë se 90 ushtarë të KFOR-it ishin plagosur
13:20 -29/05/2025
Muja: Opozita ka qëllim të ndalojë formimin e Qeverisë Kurti
13:01 -29/05/2025
Rizvanolli: Kalimi në tregun e lirë prek më pak se 1% të bizneseve
12:54 -29/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?