KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia sekuestron mbi 17 metra dru në Podujevë – dy raste të dyshimta në një ditë
Siguri

Policia sekuestron mbi 17 metra dru në Podujevë – dy raste të dyshimta në një ditë

Alban Begolli
Alban Begolli 11:02 -31/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe ndërhyrë në dy raste të ndara të kontrabandës dhe transportit të paligjshëm të drunjve për zjarr, në fshatin Brainë të komunës së Podujevës.

Rreth orës 16:30, njësitet policore gjatë patrullimit në zonë kanë ndaluar një kamion, që drejtohej nga një person mashkull kosovar, ku pas kontrollit është konstatuar se kamioni ishte i ngarkuar me dru, për të cilët dyshohet se ishin kontrabanduar nga territori i Serbisë.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Keqekollë, ku pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, kamioni dhe masa drunore prej 11 metër kub janë sekuestruar nga autoritetet.

Në të njëjtën zonë, rreth orës 19:30, policia ka hasur disa persona duke ngarkuar dru në një kamion me targa vendore.

Pas verifikimit, është konstatuar se drutë nuk posedonin dokumentacion të vlefshëm për transport, duke e bërë rastin të kundërligjshëm.

Sasia e druve – 6.5 metër kub, sipas vlerësimit të zyrtarëve të ekonomisë pyjore në Podujevë, është konfiskuar nga policia, ndërsa i dyshuari dhe kamioni janë liruar në konsultim me prokurorin e rastit. 

Gjithashtu lexoni:

IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet

Alban Begolli 31/08/2025 31/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht
08:50 -22/07/2026
IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale
08:48 -22/07/2026
Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?