KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia e Kosovës forcon bashkëpunimin me Turqinë në fushën e sigurisë
Siguri

Policia e Kosovës forcon bashkëpunimin me Turqinë në fushën e sigurisë

KosovaNewss
KosovaNewss 19:06 -02/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një delegacion i Policisë së Kosovës, i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm Gazmend Hoxha, realizoi një vizitë zyrtare në Ankara nga 29 deri më 30 maj 2025, ku u zhvilluan takime me autoritetet turke të sigurisë. Vizita kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, narkotikëve, terrorizmit dhe krimeve kibernetike.

Gjatë vizitës, delegacioni zhvilloi takime të rëndësishme në departamentet kryesore të sigurisë, duke përfshirë hetimin kundër krimit të organizuar, narkotikëve, terrorizmit, krimeve kibernetike, njësive speciale dhe aviacionit policor. Delegacioni vizitoi gjithashtu mauzoleun e Ataturkut dhe Akademinë Policore të Ankarasë. Ai u prit zyrtarisht edhe nga drejtori i përgjithshëm i sigurisë së Turqisë.

Në fokus të takimeve ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, narkotikëve, terrorizmit dhe krimeve kibernetike. Ndër qëllimet kryesore të vizitës ishte edhe fuqizimi i kapaciteteve policore në fusha të ndryshme që ndikojnë në realizimin e objektivave strategjike të Policisë së Kosovës.

Po ashtu, u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit operativ dhe zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta me qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të dy institucioneve.

Kolonel Gazmend Hoxha falënderoi autoritetet turke për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim, duke theksuar se këto takime përforcojnë partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve dhe përfaqësojnë një hap konkret drejt forcimit të sigurisë dhe rendit publik.

“Palët u zotuan të vazhdojnë komunikimin e ngushtë dhe të ndërmarrin hapa konkretë për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta që do të kontribuojnë në sigurinë e qytetarëve të të dyja shteteve. Të dy palët vlerësuan se takimet e tilla e tilla janë tejet të rëndësishme dhe kontribuojnë në thellimin e bashkëpunimit policor në nivel shtetesh”, theksohet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Vëllai i Liridona Ademajt: Dhimbja po na shtohet, gjykimi të përfundojë shpejt

I gjenden 11 pushkë kosovarit në Kroaci, po udhëtonte drejt Zvicrës

Tragjedi në Prishtinë: Një person dyshohet se ka rënë nga kati i pestë i banesës

Arrestohen dy gra për sulm ndaj një gruaje tjetër në Podujevë

Vrasja e Liridona Ademajt, sot seanca gjyqësore

KosovaNewss 02/06/2025 02/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
30 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C

Lajmet e Fundit

Basha: Ne e kemi bllokuar Kuvendin për kauza, opozita për Haxhiun
12:12 -04/06/2025
Haxhiu: Nuk përjashtohet mundësia të mbahen bashkë zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme
11:58 -04/06/2025
Seanca e kuvendit e caktuar më 5 qershor për shkak të festës së Kurban Bajramit
11:46 -04/06/2025
Dështon për herë të 26-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
11:29 -04/06/2025
Limaj optimist se institucionet do të krijohen shpejt
11:27 -04/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?