KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për tjetërsim të pronave në vlerë rreth 10 milionë euro
Siguri

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për tjetërsim të pronave në vlerë rreth 10 milionë euro

KosovaNewss
KosovaNewss 19:37 -25/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës, respektivisht Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), më datë 25.08.2023, ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente, me ç’rast është realizuar kontroll në dy lokacione të ndryshme, në një shtëpi dhe në një lokal, nën dyshimin se janë shfrytëzuar për përpilimin e dokumenteve të falsifikuara.

Hetimi lidhur me këtë rast ka filluar bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë pas dyshimeve të bazuara se i dyshuari A.G. mashkull/ kosovar në bashkëveprim me të dyshuarin Y. H. i cili gjendet në arrati, kanë falsifikuar dokumente dhe dyshohet se kanë arritur të tjetërsojnë një parcelë me sipërfaqe prej 9 (nëntë) hektarësh me vlerë të përafërt të tregut rreth 10,000,000.00 euro (dhjetë milion euro), me ç’rast të njëjtit pasi që kanë bartur pronat në emër të tyre i kanë parcelizuar dhe  më pas i kanë shitur ato tek personat e tretë duke i mashtruar.

Lidhur me rastin gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

1 (një) pistoletë,

1 (një) karikator me 9 (nëntë) fishekë,

50 (pesëdhjetë) fishekë,

2 (dy) pistoleta me gas,

4 (katër) pushkë ajrore,

2 (dy) llaptopë,

1 (një) shtëpizë kompjuteri,

1 (një) telefon celular,

5680  (pesëmijë e gjashtëqind e tetëdhjetë) euro para të gatshme,

685 (gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë)  dollar amerikan,

100 (njëqind) franga zvicerane,  si dhe rreth 500 (pesëqind) dosje të lëndëve të ndryshme në brendësi të të cilave kishte: Fletë poseduese, autorizime, kopje të planeve, historik të pronave, harta kadastrale (kryesisht të Regjionit të Prishtinës), vendime, kontrata të ndryshme të noterizuara të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Personi i dyshuar i lartcekur pas arrestimit i është nënshtruar procesit të intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me vendim të prokurorit kompetent ndaj të njëjtit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”, “Mashtrim”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjithashtu lexoni:

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Karabinierët italianë të KFOR-it patrullojnë në veri të vendit

Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi

KosovaNewss 25/08/2023 25/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

15/06/2026
17:27 -15/06/2026
Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)
17:22 -15/06/2026
​“Nuk jemi Republikë Bananesh!” – Netanyahu nervozohet pas marrëveshjes së paqes
17:12 -15/06/2026
Vance: Marrëveshja ShBA–Iran u firmos në formë elektronike të dielën
17:05 -15/06/2026
Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës
17:04 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?