KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia e konfirmon raportimin e KosovaNews: Drejtori i Bedri Hamzës në paraburgim 48 orësh për përvetësim të mijëra eurove dhe falsifikim kontratash
Siguri

Policia e konfirmon raportimin e KosovaNews: Drejtori i Bedri Hamzës në paraburgim 48 orësh për përvetësim të mijëra eurove dhe falsifikim kontratash

Alban Begolli
Alban Begolli 20:42 -08/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

KosovaNews, para pak orësh ekskluzivisht raportoi për arrestimin e drejtorit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Fahri Jashari pasi i njejti dyshohet se falsifikoi një kontratë ku u përvetësuan mijëra euro.

Me urdhër të prokurorit, tashmë Fahri Jashari është dërguar në paraburgim prej 48 orësh.

Kjo tashmë është konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Përmes një njoftimi zyrtar Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një personi për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, në bazë të veprimeve hetimore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

- Reklamë -

Sipas njoftimit, hetimet filluan pas pranimit të një informate lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Komunën e Mitrovicës së Jugut. Gjatë procedurave, policia siguroi prova që lidhen me një kontratë subvencionimi, ku dyshohet se është ndërhyrë në vlerën e saj në mënyrë të kundërligjshme, duke shkaktuar dëm buxhetit publik.

Ndërkohë është bërë e ditur se personi i dyshuar u intervistua në prezencë të avokatit mbrojtës dhe, pas konsultimit me prokurorin kompetent, ndaj tij u cakua masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Arrestohet një person për vepër penale "Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar" dhe “Falsifikim i dokumentit…

Posted by Kosovo Police on Monday, September 8, 2025

Nga ana tjetër, kujtojmë se gjatë ditës së sotme u publikua një vendim i firmosur më 5 shtator nga kryetari i komunës, Bedri Hamza, i cili ka shkarkuar drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fahri Jashari, për dyshime të rënda të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Në arsyet e shkarkimit thuhet se: Shkarkimi i drejtorit të drejtorisë bëhet për faktin se ndaj tij ekziston dyshimi i bazuar për pozitës zyrtare, përmes veprimeve që bien ndesh me parimet e keqpërdorimit, ligjshmërisë, paanshmërisë dhe integritetit të administratës publike./KosovaNews/

Lexo po ashtu:

EKSKLUZIVE: Arrestohet drejtori i Bedri Hamzës, dyshohet se falsifikoi një kontratë ku u përvetësuan mijëra euro

Gjithashtu lexoni:

Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin

Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Begaj ngushëllon familjet e dy të rinjve nga Kosova që u mbytën në Shëngjin

Policia jep detaje për vdekjen e dy personave  nga Kosova në Shëngjin

Alban Begolli 08/09/2025 08/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Tragjedi në Shqipëri, raportohet se është vrarë një polic
09:07 -04/06/2026
Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike
08:49 -04/06/2026
Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë Celsius
08:33 -04/06/2026
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?