KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia austriake do t’i lexojë mesazhet e të dyshuarve në WhatsApp?
Botë

Policia austriake do t’i lexojë mesazhet e të dyshuarve në WhatsApp?

Alban Begolli
Alban Begolli 10:25 -11/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dhoma e poshtme e parlamentit austriak ka miratuar një ligj të diskutueshëm që do t’i lejojë autoritetet të mbikëqyrin mesazhet e enkriptuara të të dyshuarve në platforma si WhatsApp ose Telegram, në disa raste.

Pa këtë kuadër ligjor, shërbimi kryesor austriak i inteligjencës dhe policia deri tani janë mbështetur në vendet me kompetenca më të gjera, si Britania dhe Shtetet e Bashkuara, për të marrë informacion rreth sulmeve të planifikuara apo veprimeve të spiunazhit.

Ministri i Brendshëm, Gerhard Karner, e mbrojti ligjin, duke thënë se është i nevojshëm për funksionimin e policisë dhe shërbimeve të inteligjencës në luftën kundër terrorizmit dhe në parandalimin e sulmeve.

Ai theksoi se “nuk ka arsye ideologjike pas këtij vendimi”, por vetëm nevoja praktike. Si shembull i bashkëpunimit ndërkombëtar, përmendet rasti kur një informacion nga jashtë çoi në zbulimin e një sulmi të mundshëm të planifikuar ndaj koncertit të Taylor Swift në Vjenë, gushtin e kaluar, gjë që rezultoi në anulimin e të tre koncerteve të saj, sipas agjencisë Reuters.

Dy parti opozitare në parlament – Partia e Lirisë (FPO) e ekstremit të djathtë dhe të Gjelbrit – votuan kundër ligjit, duke argumentuar se ai mund të çojë në përgjime më të gjera të popullatës sesa ishte parashikuar.

Qeveria, nga ana tjetër, theksoi se mbikëqyrja do të përdoret vetëm për individë që përbëjnë një kërcënim të madh, me një numër të vlerësuar deri në 30 raste në vit.

Çdo rast do të duhet të miratohet nga një trup gjyqësor me tre anëtarë. Megjithatë, një deputet i FPO-së e quajti ligjin “një ndërhyrje të tepruar dhe masive në të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve”.

Pasi të kalojë edhe në dhomën e sipërme dhe të nënshkruhet, do të hapet tenderi për teknologjinë e mbikëqyrjes. Qeveria ka njoftuar se mbikëqyrja do të nisë në vitin 2027.

Gjithashtu lexoni:

Sfida e TikTokut i kushton shtrenjtë adoleshentëve në Orlando, shqelmuan derën e fqinjit – kamera e sigurisë i filmoi dhe përfunduan në pranga

Gjermania e përgatitur të blejë sisteme Patriot nga SHBA-të për Ukrainën

Rubio thotë se SHBA-të dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet e paqes në Ukrainë

Të paktën 120 të vdekur nga përmbytjet në Teksas

BE: Izraeli është pajtuar për të zgjeruar qasjen e Gazës në ndihma

Alban Begolli 11/07/2025 11/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Bislimi: Sllovenia ka qenë dhe mbetet partner i Kosovës
15:06 -11/07/2025
Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Kongresit Amerikan
14:35 -11/07/2025
Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut mbyll 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë
14:14 -11/07/2025
“Merre terapinë” – Reagime të ashpra ndaj deputetes Time Kadrijaj pas fjalëve të pa matura në Kuvend
13:36 -11/07/2025
Transport ilegal në Shtërpcë, konfiskohen automjeti bashkë me drunj
13:34 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?