Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 04:20 në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime, saktësisht në fshatin Saraishtë, ka ndaluar shoferin i cili ishte duke drejtuar veturën e udhëtarëve nën ndikimin e alkoolit me 0.94 promila.
Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit me inicialet E.K (M/K) i moshës 37 vjeçar i shqiptoi një gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative dhe gjashtë muaj heqje e patentë shoferit, si masë mbrojtëse.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos drejtojnë automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406″ thuhet në njoftimin e policisë.