Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) njofton se ka pezulluar nga puna zyrtarin, Sh.G., nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshtetit.
Në njoftimin e SHKK-së thuhet se vendimi për pezullimin e zyrtarit korrektues është marrë nga Komisioni Disiplinor dhe janë njoftuar organet kompetente.
“Vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin. Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”, thuhet në njoftim.


