Prishtinë, 20 maj 2025 – Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një grua të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje, e cila dyshohet të ketë ndodhur më datën 5 janar 2025 në një qendër tregtare në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, konkretisht nga Stacioni Policor i Graçanicës, identifikimi dhe lokalizimi i të dyshuarës po bëhet me autorizim të Prokurorisë Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë. Ajo kërkohet për veprën penale “Vjedhje”, në përputhje me nenin 313 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Për të ndihmuar në hetimin e rastit, policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarës dhe bën thirrje për bashkëpunim qytetar, duke kërkuar nga të gjithë ata që kanë informacion të mundshëm për identitetin apo vendndodhjen e saj të lajmërojnë autoritetet.
Kontakti për informacione:
- E-mail: [email protected]
- Facebook: Kosovo Police
- App: Lajmero Policinë
- Tel: 192


