KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përplasen pozita e opozita, kërkohet dorëheqja e ministres Hajdari
Ekonomi

Përplasen pozita e opozita, kërkohet dorëheqja e ministres Hajdari

KosovaNewss
KosovaNewss 13:53 -11/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Me përplasje mes deputetëve të pozitës e opozitës po përcillet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku po raporton ministrja e Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Gjatë kësaj mbledhjeje, deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi kërkoi dorëheqjen e ministres Hajdari, derisa tha se nuk është duke punuar asgjë.

Derisa deputetja Bytyqi i drejtoi disa pyetje ministres, deputetja e LVV-së, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, i’a ktheu përgjigjen.

Kjo edhe përplasi verbalisht të dy deputetet, për çka Bytyqi e lëshoi sallën.

“Ka të gjetura të cilat ministren e bëjnë mos me u ndje krenare për punën që e bënë. Nuk është duke bërë asgjë. Ne nuk kemi nevojë me ardhë më na dhënë ligjërata. Kemi shumë sektorë që kanë ngecje dhe s’kanë rezultate pozitive. A keni ndonjë strategji që do ta orientonte zhvillimin në vend”, deklaroi Bytyqi.

“Të përfitojnë 30 për qind të grave edhe juve duhet të ju bëjë nderë”, replikoi deputetja e LVV-së, Tishukaj-Sadiku.

Ndërkaq, deputetja Bytyqi ndërhyri sërish duke thënë se pyetjet ia drejtoi ministres dhe se deputetja e LVV-së nuk është këshilltare e ministres Hajdari.

“Nuk jam tu e ndal veten pse ty nuk të pëlqejnë shifrat”, vazhdoi replikën deputetja Tishukaj-Sadiku.

Ndërkaq, ministrja Hajdari i cilësoi si të pavërteta deklaratat e deputetes së AAK-së se gjatë vitit të kaluar s’ka pasur investime.

“Ne kemi gjetur një sistem i cili nuk kishte politika të mirëfillta për sektorin privat. Krahas punës tonë duke i analizuar të gjithë sektorët ne kemi kërkuar edhe auditimin e performancës së pjesës. Analiza e  performancës ka treguar se Republika e Kosovës nuk ka arritur ta zbërthej potencialin e sektorit privat. Ne, në çdo analizë kemi hasur në konkludimin që të rinjtë kosovarë kanë aftësinë për të prodhuar, andaj politika e industrisë është e drejtuar nga prodhimi. Ne, synojmë deri në vitin 2030, një transformim të industrisë tonë që të jetë në gjendje të prodhojë produkte me cilësi të shtuar”, ka theksuar Hajdari.

Në mbrojtje të deputetes së AAK-së doli deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, i cili po ashtu ngriti kritika ndaj ministres Hajdari për raportin e auditimit të performancës.

Gjithashtu lexoni:

Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës

Abdixhiku: Pas 15 tentimeve të dështuara, zgjidhja qëndron në një Qeveri Nacionale të Tranzicionit

E-Kosova vjen me dy shërbime të reja

Osmani nderohet me Çmimin Evropian “Coudenhove-Kalergi” në Austri

Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët në veri të vendit

KosovaNewss 11/07/2023 11/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës
22:55 -12/05/2025
Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë
22:52 -12/05/2025
BE sjell ekspertë për testim të Urës së Ibrit
22:23 -12/05/2025
Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Trumpi mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit
21:23 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?