KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Arbërie Nagavci: Ai vendim për përjashtimin e mësueses për shkak të shamisë në Suharekë, s’ka asnjë bazë ligjore
Arsim

Ministrja Arbërie Nagavci: Ai vendim për përjashtimin e mësueses për shkak të shamisë në Suharekë, s’ka asnjë bazë ligjore

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 10:11 -02/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas raportimit se drejtori i shkollës me bordin e prindërve në një shkollë të Suharekës, kanë marrë vendim ta përjashtojnë një mësimdhënëse nga puna vetëm pse e ka vendosur shaminë, ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Një arsimtare e matematikës me emrin Remzie Lezi, e cila është e angazhuar në një shkollë të komunës së Suharekës, është përjashtuar nga e drejta për ta ushtruar profesionin e saj, për shkak të vendosjes së shamisë.

Sipas një dokumenti të publikuar në rrjete sociale, Këshilli Drejtues i Shkollës ka vendosur në mënyrë unanime, që Lezi të përjashtohet nga shkolla.

“Duke u mbështetur në UA NR 03/2016, neni 3 pika 7, që ndalon bartjen e uniformës fetare, i gjithë Këshilli unanimisht vendosi, që nuk i lejohet arsimtares së matematikës, z. Remzie Lezi të ushtrojë profesionin e mësuesisë në shkollën tonë me uniformë fetare”, thuhet në dokument.

E ndaj kësaj ka pasur reagime të shuma, por sot fjalën e saj për këtë çështje e ka dhënë edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci.

Në një prononcim për KosovaNews Nagavci ka thënë se ky vendim si i tillë s’ka asnjë bazë ligjore dhe s’prodhon asnjë efekt juridik.

“Nuk e di a është e vërtetë se ekziston kjo mësuese dhe se dikush ka marrë këtë vendim, por nëse po, kjo s’ka asnjë efekt juridik. UA 03/2016 (neni 3, pika 7), thotë si në vijim: Me rastin e formimit të Këshillit Drejtues të Shkollës (KDSh) duhet konsideruar barazinë gjinore. Pra, ky vendim s’ka asnjë bazë ligjore dhe s’prodhon asnjë efekt juridik”, ka thënë për KosovaNews, ministrja Nagavci.

Mësueses Remzije Lezi nga Reshtani i Suharekës dje i është shqiptuar vendimi për moslejimin e ushtrimit të profesionit të saj si mësuese pranë shkollës “Flamuri i Arbërit”,  për siç thuhet “shkak të shamisë”.

Vendimi i marrë më 26 gusht ndaj mësueses së matematikës dhe aty thuhej se se i gjithë Këshilli unanimisht vendosi, që nuk i lejohet arsimtares së matematikës, Remzie Lezi të ushtrojë profesionin e mësuesisë në shkollën tonë me uniforme fetare.

UA s’ka të bëjë asgjë me shaminë, drejtori dhe Këshilli Drejtues i shkollës e përjashtuan pa asnjë bazë mësuesen

Gjithashtu lexoni:

Krasniqi: Ka kaluar çdo kufi i racionalitetit, kjo s’është më politikë

Abdixhiku: Uniteti është domosdoshmëri, askush s’ka shumicë

“Defender 2025” mbyllet me sukses, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë vlerëson Forcat e Armatosura

Spanja me rregulla të reja për turistët

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

TAGGED: Arbërie Nagavci, Komuna e Suharekës, Remzie Lezi, Suharekë
Kreshnik Llabjani 02/09/2022 02/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

“Marrëveshja bërthamore”, Irani do t’i paraqesë kundërpropozim SHBA-së
14:05 -09/06/2025
“Hidroregjioni Jugor” apelon për përdorim të përgjegjshëm të ujit të pijshëm
14:02 -09/06/2025
Kaos dhe panik në rrugë, shoferi ‘shkon furishëm me makinë’ drejt protestuesve në Los Angeles
13:58 -09/06/2025
Kurti në Mitrovicë, takim të zakonshëm me Bedri Hamzën – VIDEO
13:53 -09/06/2025
Malisheva me “inovacione”: Gropat në rrugë po shndërrohen në liqene për peshkim
13:37 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?