KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dritë jeshile nga Stambolli — Rusia dhe Ukraina pajtohen për shkëmbim të të burgosurve dhe hapa drejt armëpushimit
Botë

Dritë jeshile nga Stambolli — Rusia dhe Ukraina pajtohen për shkëmbim të të burgosurve dhe hapa drejt armëpushimit

Alban Begolli
Alban Begolli 17:41 -16/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas përfundimit të takimeve në Zyrën e Punës së Presidencës në Dolmabahçe, delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës janë larguar duke lënë pas një takim të rëndësishëm diplomatik, të zhvilluar me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton KosovaNews.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se takimi i sotëm ishte “një ditë e rëndësishme për paqen botërore”, duke bërë të ditur se si rezultat i përpjekjeve intensive diplomatike, palët janë pajtuar për disa hapa konkretë.

“Sot ishte një ditë e rëndësishme për paqen botërore. Si rezultat i përpjekjeve intensive diplomatike, delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës zhvilluan një takim në Stamboll, me ndërmjetësimin e Turqisë. Si rezultat i këtij takimi, u arrit marrëveshja për shkëmbimin e nga një mijë personave nga të dyja palët, si një masë për ndërtimin e besimit”, ka deklaruar Fidan.

Ai ka shtuar se palët gjithashtu janë dakorduar të ndajnë në mënyrë të shkruar me njëra-tjetrën kushtet që do të mundësonin një armëpushim të mundshëm, si dhe kanë shprehur gatishmëri për të vazhduar dialogun në takime të tjera të ardhshme.

Zelenski: Ukraina gati për hapa të shpejtë drejt paqes – nëse Rusia refuzon armëpushimin, duhet të ketë sanksione të ashpra

Ndërkaq, menjëherë pas përfundimit të takimeve, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, tha se “Ukraina është e gatshme për hapa të shpejtë drejt paqes.”

Gjatë qëndrimit të tij në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë, Zelenski shtoi se nëse Rusia e refuzon armëpushimin, atëherë duhet të vendosen sanksione të ashpra kundër saj.

“Ukraina është e gatshme për hapa të shpejtë drejt paqes,” tha ai, duke nënvizuar se vendi i tij nuk po kërkon zgjatje të konfliktit, por një zgjidhje të qëndrueshme dhe të drejtë.

“Nëse Rusia e refuzon armëpushimin, duhet të ketë sanksione të ashpra. Vetëm përmes presionit të bashkuar mund të arrihet një paqe e drejtë,” u shpreh ai.

Medinski: Po përgatitet një shkëmbim i madh robërish mes Rusisë dhe Ukrainës – negociatat për armëpushim do të vazhdojnë

Nga ana tjetër, edhe kreu i delegacionit rus në bisedimet për paqe me Ukrainën, Vladimir Medinski, ka konfirmuar se së shpejti pritet një shkëmbim i madh robërish midis dy vendeve.

“Së shpejti do të realizohet një shkëmbim i madh robërish, një mijë për një mijë persona,” tha Medinski, duke konfirmuar një deklaratë të mëhershme të delegacionit ukrainas mbi marrëveshjen për shkëmbimin.

Medinski vlerësoi rezultatet e bisedimeve si pozitive. “Në përgjithësi jemi të kënaqur me rezultatet e arritura në negociata dhe jemi të gatshëm të vazhdojmë kontaktet,” deklaroi ai për mediat.

Ai gjithashtu bëri të ditur se raundi i ardhshëm i bisedimeve do të fokusohet më konkretisht në çështjen e armëpushimit.

“Rusia dhe Ukraina do t’i paraqesin në detaje qëndrimet e tyre për një armëpushim të mundshëm dhe më pas negociatat do të vazhdojnë,” u shpreh ai.

Bisedimet në Stamboll po vlerësohen si një hap i rëndësishëm në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit që ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka zhvendosur miliona njerëz që nga nisja e agresionit rus në shkurt 2022.

Gjithashtu lexoni:

Dyshohet se spiunonte për Iranin kundër objektivave hebraike në Berlin, arrestohet një shtetas danez

Trump e quan kandidatin për kryebashkiak të Nju Jorkut, Zohran Mamdani – një ‘komunist të pastër, të vërtetë’

Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

Gjermania rrit shpenzimet në fushën e mbrojtjes

Kurti e Mickoski diskutojnë zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive

Alban Begolli 16/05/2025 16/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Prattipati: Kosova vendi më proamerikan në botë, shembull i një partneriteti që jep rezultate
20:53 -01/07/2025
Prattipati: Kosova është shembull i partneriteti që sjell rezultate
20:53 -01/07/2025
Gjykata urdhëron masa disiplinore kundër Real Madridit për shkak të videove që sulmojnë gjyqtarët
20:48 -01/07/2025
Limoni, deodoranti më i thjeshtë dhe natyral – ja si mund ta aplikoni
20:45 -01/07/2025
Vetëm një temperaturë është e përshtatshme për larjen e rrobave me ngjyra – shmangni këtë gabim të zakonshëm
20:42 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?