KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK-ja diskuton për ‘krizën politike’ dhe për zgjedhjet lokale
Politikë

PDK-ja diskuton për ‘krizën politike’ dhe për zgjedhjet lokale

KosovaNewss
KosovaNewss 20:05 -21/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku ka diskutuar krizën politike të krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale.

“PDK vlerëson se Kosova po përballet me një bllokadë të rrezikshme institucionale, për të cilën përgjegjësi ka koalicioni i partive që kanë dalë të parët në zgjedhje, LVV, Guxo dhe Alternativa – që, në mungesë të shumicës parlamentare, kanë marrë peng themelimin e institucioneve të reja, legjitime dhe demokratike”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, thuhet në njoftim, ka ritheksuar në takimin me Presidenten më 15 maj se zgjidhja më e mirë për vendin është formimi i një qeverie të re nga partitë që kanë qenë në opozitë, për të rikthyer stabilitetin dhe rrugën euroatlantike të Kosovës. Ai ka njoftuar se i ka kërkuar Presidentes që t’i drejtohet me pyetje kushtetuese Gjykatës Kushtetuese për çështjen e kandidatit për kryetar/e Kuvendi, me qëllim që të sqarohen pozicionet institucionale dhe juridike në këtë situatë.

Kryetari Krasniqi informoi Kryesinë edhe për takimin që ka zhvilluar me Kryetarët e Degëve të PDK-së, me qëllim të përgatitjeve për zgjedhjet lokale. “Ai ka vlerësuar lart angazhimin dhe punën e tyre në funksion të organizimit sa më efikas dhe të suksesshëm të strukturave të partisë nëpër të gjithë vendin”.

Tutje në këtë njoftim thuhet se në përmbyllje të mbledhjes, Kryesia e PDK-së ka shprehur shqetësimin dhe indinjatën lidhur me vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë për refuzimin e kërkesës për lirimin me kusht të z. Kadri Veseli, z. Jakup Krasniqi dhe z. Rexhep Selimi.

PDK vlerëson se, pas përfundimit të fazës së prokurorisë dhe në mungesë të rrezikut për ndikim në proces, lirimi me kusht ka qenë një e drejtë e pritshme dhe e arsyeshme, ndërsa refuzimi i saj përbën mohim të një të drejte themelore, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të drejtësisë.

Gjithashtu lexoni:

Mustafa: LDK-ja nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Ambasadori francez kërkon që sa më shpejt të krijohet qeveria e re

Haradinaj: Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi në një moment vendimtar për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë

Rexhaj: Kam shpresë që Kurti dhe Limaj do të merren vesh për qeverinë

Osmani: Jam e shqetësuar për vonesat në konstituim të Kuvendit, por besoj në marrëveshje

KosovaNewss 21/05/2025 21/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
light rain
14° _ 13°
88%
2 km/h
Thu
21 °C
Fri
21 °C
Sat
15 °C
Sun
9 °C
Mon
10 °C

Lajmet e Fundit

Tottenham Hotspur fiton Ligën e Evropës, mposht Manchester Unitedin në finale
23:07 -21/05/2025
Mustafa: LDK-ja nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana
22:19 -21/05/2025
Ambasadori francez kërkon që sa më shpejt të krijohet qeveria e re
21:57 -21/05/2025
Trepça, kampioni i ri i Kosovës në basketboll
21:51 -21/05/2025
Prishtina ende pa zgjidhje për grumbullimin e mbeturinave
21:19 -21/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?