KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Paqartësia me targat në veri të Kosovës
Politikë

Paqartësia me targat në veri të Kosovës

KosovaNewss
KosovaNewss 18:18 -04/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Asgjë nuk është e qartë për askënd”, thotë Nenadi, një nga banorët e Mitrovicës së Veriut lidhur me riregjistrimin e automjeteve nga targa serbe në ato të Kosovës.

“Edhe njëra edhe tjetra anë është duke e bllokuar, askush nuk e ka të qartë, është një situatë shumë e trishto, e cila do të mbahet në mend. Disa thonë një gjë, të tjerët diçka tjetër”, shton Nenadi.

Për shkak të targave, Nenadi atmosferën në qytetin ku jeton e përshkruan si konfuze. Por, ai beson se kjo çështje është në rendin e ditës të takimit në Bruksel, i cili zhvillohet të martën, më 4 prill.

Ky është takimi i parë mes negociatorëve kryesorë të Serbisë dhe Kosovës, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në takimin e mbajtur së fundi në qytetin maqedonas të Ohrit.

- Reklamë -

Kjo marrëveshje, e cila mbështetet nga vendet perëndimore, përmend “njohjen reciproke të targave”, por nuk specifikon qartë se çfarë do të ndodhë me targat KM, të cilat i lëshon Serbia për banorët e Mitrovicës së Veriut, dhe të cilat Kosova i konsideron ilegale.

“Nuk kemi përgjigje nga ata njerëz (politikanë), që të dalin e të thonë të vozis ose të mos vozis”, shprehet Nenadi.

Cila është situata në terren?

Në komunat në veri të Kosovës janë në përdorim targat me regjistrimin KM (Kosovska Mitrovica).

Gjatë vitit 2022, kjo çështje ngriti tensionet në veri, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për fillimin e procesit të riregjistrimit në targa RKS (Republika e Kosovës).

Kështu, për shkak të targave, në fillim të nëntorit serbët u larguan nga institucionet e Kosovës, por në fund të po atij muaji, Prishtina dhe Beogradi arritën marrëveshje në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Kosova më pas pranoi të pezullonte procesin e riregjistrimit, ndërsa Serbia mori përsipër të mos lëshonte targa të reja KM.

Çfarë i shqetëson vendasit në veri?

Pavarësisht të gjitha marrëveshjeve, targat janë ende një çështje që shkakton ngritje tensionesh në veri të Kosovës.

Që nga java e kaluar në katër komuna në veri të Kosovës – Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë shënuar disa raste të djegies së veturave me targa RKS.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili ndër tjerash dyshohet për këto vepra penale.

Nenadi shpreson se incidente të tilla do të ndalen dhe tregon se në janar e ka zgjatur regjistrimin e makinës në KM, por nuk është i sigurt se mund ta drejtojë atë.

“Këta dy muaj nuk kam qenë ende në Serbi. Thonë se mund të largohesh, por nuk mund të kthehesh”, thotë Nenadi.

Bashkëqytetari i tij, Vlladani, i cili nuk dëshiron të publikohet identiteti i tij i plotë, thotë se në terren ka persona që lëvizin me targa KM apo RKS, por shihen edhe vetura pa targa.

“Ato pa targa tashmë janë regjistruar në RKS”, thotë Vlladani, por nuk specifikon pse po hiqen targat e Kosovës.

Zgjidhje të reja për targat?

Vlladani thotë se automjetet me targa KM, regjistrimi i të cilave u vazhdua pas nëntorit të vitit të kaluar, kur Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje, nuk mund të lëvizin në territorin e Kosovës.

“Targat KM që janë zgjatur para datës 23 nëntor mund të qarkullojnë, ndërsa ato pas këtij afati udhëtojnë vetëm në veri të Kosovës, mund të largohen, por nuk mund të kthehen”, thotë ai.

Miodragu nga Zveçani, nga ana tjetër, beson se Kosova nuk duhet t’i “detyrojë” pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës që t’i riregjistrojnë veturat e tyre me targa të Kosovës, por t’i lërë të vendosin vetë për këtë çështje.

Ai, gjithashtu, mendon se autoritetet e Kosovës nuk duhet ta kufizojnë lëvizjen e automjeteve me targa KM, regjistrimi i së cilave në sistemin serb është zgjatur pasi të dyja palët kanë arritur marrëveshje.

Miodragu thotë se janë të hutuar dhe se askush nuk jep përgjigje konkrete ndaj pyetjes nëse mund të përdoren apo jo tabelat KM.

Çfarë thonë politikanët?

Pasi Policia e Kosovës arrestoi një person nga komuniteti serb nën dyshimin se ka marrë pjesë në djegien e veturës me targa të Kosovës, ka reaguar ashpër Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

Kryetari i kësaj partie, Goran Rakiq, në një konferencë të jashtëzakonshme për media më 2 prill në Beograd tha se “do ta thërrasë popullin në kryengritje dhe rezistencë të përgjithshme” nëse i arrestuari nuk lirohet.

Ai, po ashtu, u bëri thirrje qytetarëve që lirisht t’i drejtojnë automjetet me targa KM.
E, nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, nga Mitrovica Veriore ka thënë se veturat me targa KM lëvizin pa probleme si në vetë qytet ashtu edhe nëpër pikat kufitare në veri të Kosovës.

Prishtina zyrtare nuk është deklaruar konkretisht për targat KM dhe as nuk ka thënë nëse afatet e parapara për procesin e riregjistrimit mbeten në fuqi.

Ndryshe, autoritetet kosovare kanë ndaluar qarkullimin e automjeteve me targa KM, të cilat janë regjistruar pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mes të janarit. /REL/

Gjithashtu lexoni:

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

FSK realizon ushtrimin fushor validues Ujku i Pamposhtur 01

Haxhiu takohet me Kryeministrin e Çekisë, flasin për proceset euroatlantike

Policia jep detaje për arrestimin e një personi në Graçanicë, dyshohet për ryshfet në zgjedhje

Ambasada amerikane ripërsërit thirrjen e Prattipatit: Bashkohuni në një partneritet afatgjatë me Amerikën për të siguruar të ardhmen energjetike

KosovaNewss 04/04/2023 04/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit
12:28 -05/06/2026
FSK realizon ushtrimin fushor validues Ujku i Pamposhtur 01
12:10 -05/06/2026
Haxhiu takohet me Kryeministrin e Çekisë, flasin për proceset euroatlantike
11:53 -05/06/2026
Policia jep detaje për arrestimin e një personi në Graçanicë, dyshohet për ryshfet në zgjedhje
11:36 -05/06/2026
Ambasada amerikane ripërsërit thirrjen e Prattipatit: Bashkohuni në një partneritet afatgjatë me Amerikën për të siguruar të ardhmen energjetike
11:22 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?