KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » (Pa)barazia gjinore, ekzekutivi thotë se po punon për gratë
Politikë

(Pa)barazia gjinore, ekzekutivi thotë se po punon për gratë

KosovaNewss
KosovaNewss 10:31 -23/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gratë në Kosovë po vazhdojnë edhe me tej të diskriminohen në tregun e punës, andaj edhe është kërkuar nga institucionet që të punojnë më shumë drejtë barazisë gjinore.

Në konferencën rajonale “Perspektiva parlamentare për barazinë gjinore dhe qëndrueshmërinë demografike në Ballkanin Perëndimor, kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se ka ende shumë punë për të bërë drejtë barazisë gjinore.

“Në disa aspekte ka pak progres kurse në disa tjera edhe prapa kthim. Kosova i është përgjigjur kësaj agjende duke i marrë masat e nevojshme. Duhet edhe shumë më shumë masa të marrim. Por ato që ishin fillestare ishin që Kosova u bë pjesë e kësaj agjende e pastaj Kuvendi e themeloi një grup që merret me këto objektiva. Çështjet për të cilat jemi mbledhur janë etike. Baza e jetës tonë është barazi në mes burrave dhe në mes grave, pastaj krijimi i kushteve të nevojshme ekzistenciale dhe jetësore që njerëzit të mund të jetojnë në vendin e tyre dhe të shohin perspektivë. Këto janë elementare edhe për mirëfunksionimin e shtetit”, tha ai.

Ndërsa, zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi deklaroi se qeveria ka vendosur lartë të drejtat e grave dhe se është duke punuar drejtë barazisë gjinore.

 “Duhet të dëshmojmë që qeveria dhe institucionet janë të përkushtuara në këtë agjendë. Kjo qeveri ka vendosur të drejtat e grave shumë lartë”, u shpreh Rexhepi.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku potencoi po ashtu se qeveria ka marrë masa drejt zbatimit të politikave gjinore në mënyrë që grave t’i mundësohet që të ndjekin karrierën e tyre.

“Askush të mos lihet mbrapa, kjo është një prej parimeve kryesore të cilën mundohemi ta shtyjmë përpara. Parimi është mase i qëlluar për shkak të grave të cilat historikisht janë lënë mbrapa dhe janë margjinalizuar. Gratë kanë qenë ato që kanë sakrifikuar. Politikat gjinore janë masat më të mira që janë marrë nga qeveria. Politikat sensitive gjinore janë masa më e mirë për t’i mundësuar grave karrierën dhe realizimin e ëndrrave të tyre”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Bizneset e Kosovës kërkojnë shtyrjen e liberalizimit të energjisë, paralajmërojnë protesta

Ngërçi politik, Ambasada gjermane: Detyrat e rëndësishme po mbeten pezull, i kemi thënë edhe Presidentes

Guerot pas takimit me Kurtin: U diskutua për integrimin evropian dhe formimin e qeverisë

Anulimi i konferencës së Trendafiloves, Gucati: Besoj që ia arritëm qëllimit

Sveçla priti Shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, McGurk

KosovaNewss 23/05/2023 23/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Të zhytur në borxhe: Pse Bosnja dhe Hercegovina nuk merr pjesë në Eurovision tash e nëntë vite?
16:58 -13/05/2025
Pas shkuarjes në Moskë, deputetë britanikë kërkojnë sanksione ndaj Vuçiqit: Kërcënim serioz për stabilitetin në Ballkan
16:51 -13/05/2025
Shqipëri: Numërohen 97% e kutive, ndryshojnë rezultatet
16:43 -13/05/2025
Inteligjenca mbrojtëse ukrainase publikon pamjet e sistemit raketor S-200 duke goditur rusët
16:38 -13/05/2025
Policia njofton se personi i humbur dje në Kllokot gjendet në fshatin Kokaj
16:34 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?