KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Vizita e Kurtit në Maqedoni të Veriut u tentua të keqpërdorej
Politikë

Osmani: Vizita e Kurtit në Maqedoni të Veriut u tentua të keqpërdorej

KosovaNewss
KosovaNewss 23:36 -28/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Maqedoninë e Veriut javë më parë, u tentua të keqpërdorej nga parti të vogla atje, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ai ka deklaruar të hënën se vizita e Kurtit atje u keqpërdor nga “parti minore” për të krijuar një polarizim shtesë të situatës, në një periudhë kur Maqedonia e Veriut “ishte disa ditë para seancës plenare historike”.

“Është normale që edhe kryeministrat e Kosovës apo të Maqedonisë së Veriut të bëjnë vizita. Vizita u bë temë sepse u tentua të keqpërdorej nga parti minore në Maqedoni, veçanërisht duke prezantuar edhe simbole që mund të shihen si provokative. Kjo u bë për të krijuar një polarizim shtesë, në një situatë veçse të polarizuar në Maqedoninë e Veriut. Ndodhi disa ditë para seancës plenare historike ku u bë debati për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni të Veriut, ku shoqëria është e ndarë. Këtu nuk kam vërejtje për vizitën, por për tentimin e të tjerëve për të keqpërdorur”, ka thënë Osmani.

Sipas ministrit të jashtëm, Kosova e Maqedonia e Veriut kanë raporte të mira dhe komunikime të shpeshta, por siç është shprehur ai, kontaktet gjithmonë janë institucionale.

“Ne komunikimin e kemi pasur mbi parimin që komunikojmë me shtetin e Kosovës, pavarësisht se cila parti e udhëheq shtetin, ne kemi komunikuar me institucionet. Kombinime partiake ka pasur mbështetje të tilla reciproke, mirëpo e kaluara tregon se në Maqedoni të Veriut ndikimet nga jashtë janë të pakta. Në Maqedoni të Veriut kemi fatin të kemi Ali Ahmetin drejtues të shqiptarëve, një njeri si strateg i madh në çështjen kombëtare…Kemi një organizatë si BDI-ja që ka ndërtuar detyrën e platformës së shqiptarëve”, është shprehur ai në KTV.

Osmani ka potencuar se raportet mes Kurtit dhe Ahmetit janë korrekte, derisa ka shtuar se Maqedonia e Veriut e sheh Kosovën si shtysë për stabilitetin rajon.

“Dialogu Kosovë-Serbi u mbajt në Ohër për shkak të rolit të ri që ka Maqedonia e Veriut në rajon. Për shkak të qasjes konstruktive tonë që kemi pasur ndaj Kosovës që kemi për mbylljen e këtyre dallimeve me Serbinë me një marrëveshje që ka në qendër njohjen e ndërsjellë dhe integrimin e shteteve të rajonit”, ka thënë ministri i Maqedonisë së Veriut.

Ai ka shtuar se tentimi për ndryshimin e emrit të rrugës së Çairit në “Adem Demaçi”, e shtyrë edhe nga kryeministri Kurti, s’mund të bëhet pasi sipas tij, kjo bëhet me vendimin e qeverisë së Maqedonisë dhe të institucioneve lokale.

Gjithashtu lexoni:

Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja

Kurti: Serbia po armatoset, synimet hegjemoniste lidhen drejtpërdrejt me Kosovën

Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënueseç

Konjufca kritikon “qëndrimet tolerante të BE-së”: Serbia është burim kërcënimi dhe destabiliteti për rajonin

Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët

KosovaNewss 28/08/2023 28/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
clear sky
31° _ 31°
35%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja
12:05 -10/08/2026
Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit
11:49 -10/08/2026
Kurti: Serbia po armatoset, synimet hegjemoniste lidhen drejtpërdrejt me Kosovën
11:39 -10/08/2026
Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënueseç
11:08 -10/08/2026
Konjufca kritikon “qëndrimet tolerante të BE-së”: Serbia është burim kërcënimi dhe destabiliteti për rajonin
10:50 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?