Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njofton se ka zhvilluar një diskutim të përzemërt me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, në Lubjanë.
Në postimin e saj në Facebook, Osmani shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e Sllovenisë në rrugën euroatlantike të vendit.
“Një diskutim si gjithnjë i përzemërt me miken e Kosovës, Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar në Lubjanë. Mirënjohja e popullit të Kosovës është e thellë për mbështetjen e Sllovenisë për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë,” shkroi Osmani.


