residentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq.
Gjatë takimit, Osmani diskutoi angazhimin e Kosovës për bashkëpunimin rajonal si hap kyç për avancimin e gjithë rajonit dhe një kontribuues për stabilitet dhe progres.
Ajo vlerësoi nismat rajonale, të cilat po kontribuojnë në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet shteteve fqinje në rajonin tonë, me ç’rast potencoi rëndësinë e mundësive të barabarta pa pengesa procedurale apo politike.
‘’Duke folur për procesin e Berlinit, presidentja Osmani theksoi nevojën për të punuar edhe më shumë në rikthimin e fokusit në tema të interesit të veçantë, siç është zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftërave të fundit në Ballkanin Perëndimor. Ndërkaq, presidentja Osmani theksoi rëndësinë jetike të investimit në fuqizimin e vajzave dhe grave, duke e cilësuar këtë si një parakusht për rritjen e mirëqenies dhe avancimin e zhvillimit të rajonit’’, u tha në njoftim.
Osmani theksoi se Kosova ka konfirmuar rolin e saj konstruktiv në rajon dhe riafirmoi angazhimin për integrimin e plotë në kuadrin rajonal.