Organizohet kampionati më i madh i golfit në Kosovë – mbledh mbi 60 garues nga e gjithë bota
Kampionati i Kosovës në golf mblodhi gjithsej 63 garues dhe është kampionati ma i madh shtetëror i organizuar ndonjëherë.
Federata e Golfit e Kosovës shkruan se ky kampionat mblodhi lojtarë nga Kosova, Austria, Gjermania, Zvicra, Holanda, Suedia, Norvegjia, Franca, Anglia dhe Amerika. Nga secili pjesëmarrës që ka udhëtuar për të marrë pjesë dhe për ta shkruar me shkronja të arta historinë e sportit të golfit të Kosovës.
Çdo kontribut në fazën e konsolidimit dhe hedhjes së themeleve të Federatës së Golfit të Kosovës është kontribut i jashtëzakonshëm dhe shumë i mirëseardhur.
Kampione e re e Kosovës u stolisë Geresa Arifi.
Ndërsa Kampion i Kosovës i vitit 2023 në kategorinë e përgjithshme doli Albert Hoxhaj.
Gjithashtu me medalje në kategoritë e tjera u shpërblyen:
Kategoria A
Bekim Durguti
Azer Bislimaj
Besim Murati
Kategoria B
Nimon Vokshi
Ragip Goxhuli
Berat Memaj
Kategoria C
Jeton Gashi
Kushtrim Gjinovci
Daut Arifi
Si dhe juniori Bilal Vehapi i cili tregoi lojë të bukur dhe qëndrueshmëri të lartë.
Federata e Golfit e Kosovës i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe gjithë sponsorët të cilët e bënë të mundur realizimin e Kampionatit 2023