KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Organizatorët e marshit: Ish-krerët e UÇK-së do të kthehen fitimtarë e faqebardhë
Politikë

Organizatorët e marshit: Ish-krerët e UÇK-së do të kthehen fitimtarë e faqebardhë

KosovaNewss
KosovaNewss 15:27 -02/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, njëherësh iniciatore e platformës “Liria ka emër”, në marshin e organizuar të dielën, ka thënë se ashtu sikurse sot, është e bindur se sheshet e Prishtinës do të mbushen me njerëz sërish kur ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të kthehen nga Haga ku edhe po gjykohen për krime lufte.

Teksa mori fjalën para mijëra njerëzve që po marrin pjesë në këtë marsh, Hoxha ka thënë se në këtë ditë 24 vjet më parë, Prishtina ishte shndërruar në “qytet fantazmë” pasi njerëzit ishin dëbuar nga forcat serbe.

“Sot 24 vjet më parë Prishtina ishte shndërruar në qytet fantazmë. Lumi i njerëzve të dëbuar nga shtëpitë e tyre nga ushtria dhe paramilitarët serbë, kishin mësyrë stacionin e vjetër të trenit. Ai stacion që kishte qenë i mbyllur për më shumë se 10 vjet atë kohë, u hap atë ditë për të na dëbuar jashtë Kosovës në një rrugë pa kthim, por ne u kthyem e këto sheshe u mbushën prapë për të festuar çlirimin e pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ajo.

Hoxha më tej tha se fitorja e Kosovës nuk do të shënohej pa guximin, luftën dhe vetëmohimin e pjesëtarëve të UÇK-së.

“Si fotografe e re atë botë i mbaj mend shkrepjet e fytyrave me lot gëzimi kur të gjithë bashkë shënonim ato fitore të mëdha. E këto fitore epokale do të ishin të pamundura pa guximin, luftën dhe vetëmohimin e djemve dhe vajzave më të mira të këtij vendi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë këtyre dy javëve anë e kënd Kosovës, bashkë me Ismailin e kam rijetuar historinë tonë. E kam ndjerë në dhimbjen e nënës Ferdonije, në guximin e Shyhretes dhe Vasfijes, në stoicizmin e Fahrije Hotit, në qëndresën e bacës Bajram. Përulësisht ju falënderoj nga zemra të gjithë juve që jeni me ne këtu sot. UÇK-ja na bashkon pa dallim, thirrja për drejtësi na bashkon e unë jam e bindur që ky shesh do të buçojë sërish në ditën e kthimit të çlirimtarëve tanë”, ka thënë ajo.

Edhe iniciatori tjetër i këtij marshi, Ismail Tasholli, ka marrë fjalën para qytetarëve, duke thënë se UÇK-ja është emërues i përbashkët dhe vlera më sublime që vendi ka krijuar.

“Unë kam qenë 13-vjeç kur për herë të parë kam parë në uniformë ushtarin e UÇK-së, axhën Ragip. Si fëmijë nuk arrija të kuptojë krejt peshën e asaj që po ndodhte. Por një gjë ishte e qartë për mua atëbotë. Si në filma epik ishte një betejë mes të mirës dhe të keqes. Mes lirisë e robërisë. Mes jetës dhe vdekjes. Unë sikurse të gjithë moshatarët e mi e kam ndierë në palcë pabarazinë mbylljen e shkollave dëbimin nga shtëpia. E ushtari i UÇK-së atë ditë në sytë e mi mori trajtën e një superheroi magjik. Luftëtari i së mirës lirisë dhe jetës. Vërtetë të tillë ishin pjesëtarët e UÇK-së. Unë ju falënderoj nga zemra që jeni bashkuar thirrjes sonë për drejtësi. UÇK-ja është emëruesi ynë i përbashkët, vlera më sublime që e kemi krijuar si komb. Ne si komb njëzëri bashkë siç na ka hije marshojmë kundër ndryshimit të historisë, marshojmë për drejtësi. Hashim Thaçi, Kadri Verseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimit e fillojnë nesër betejën e radhës, betejën për të vërtetën e drejtësinë. Si gjithmonë do të kthehen fitimtarë e faqebardhë. Ne sot u bëmë bashkë dhe siç e shihni doli dielli”, ka thënë ai.

Flaka Fazlija, e bija e dëshmorit Fatmir Fazlija, ka thënë se nga Prishtina po shprehet bindja se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka kryer krime dhe nuk është në asnjë formë organizatë kriminale.

“Çmimi i lirisë shpeshherë kuptohet i shkëputur nga pasojat e ndikimet e mëpastajmë që sjellë. Çdo popull duhet të themi se krijon ndërgjegjen e vet kombëtare dhe mbahet pas heroizmit të figurave të veta, përpjekjet e secilit shtet për të ruajtur gjuhën, identitetin dhe kulturën e tyre duhet të vlerësohet por jo në secilin rast njerëzit e kanë të lehtë. Për popullin tonë fatbardhësisht lufta e fundit në Kosovë shënon një përpjekje për t’i kontribuuar paqes, së drejtës dhe për t’i dhënë fund gjenocidit, masakrave dhe të gjitha dimensioneve të ushtruar mbi civilët shqiptarë. Ne nga Prishtina solidarizohemi dhe shprehim bindjen tonë të patundur se UÇK-ja nuk ka kryer krime dhe nuk është në asnjë formë një organizatë kriminale, por një organizatë çlirimtare. Njerëz të cilët dënesën e dhimbjeve tona kolektive e kthyen në zë të fuqishëm të cilin e dëgjoi e gjithë bota, e në veçanti SHBA-ja, NATO-ja e BE-ja”, ka thënë ajo.

Qytetarë të shumtë nisin Marshin për Drejtësi (FOTO)

Gjithashtu lexoni:

Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore

Vazhdon kriza institucionale: Kurti thotë se lëvizi pozicionet, ish-opozita e quan farsë dhe teatër politik

Bajrami thotë se “kompromiset” e Kurtit janë “shkelje flagrante të rendit kushtetues”

“S’japim dot zgjidhje për Kosovën e Serbinë”, ish-këshilltari i Trump: Ja si i jepet fund konfliktit

Kurti-opozitës: Testojeni Albulenën nëse i ka 61 vota apo jo

KosovaNewss 02/04/2023 02/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Gazetari Valon Syla në mbajtje 48-orëshe, dyshohet për dhunë në familje
00:26 -29/06/2025
Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore
23:46 -28/06/2025
Irani ia luan Izraelit, shfaq në ekran Zyrtarin e lartë të cilin e kishte shpallur të vdekur pas sulmeve Izraelite
23:30 -28/06/2025
Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO
22:41 -28/06/2025
Zyrtare: Prishtina njofton largimin e Dion Gallapenit – karrierën do ta vazhdojë në Evropë
22:17 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?