Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikuriya po vazhdon vizitën në Kosovë dhe sot ka qëndruar te Dogana e Kosovës ku është takuar me drejtorin e saj, Agron Llugaliun.
Gjatë takimit ai tha se është u impresionuar me ndryshimet që janë bërë dhe se janë të gatshëm t’i mbështesin zyrtarët doganorë.
“Gjatë vizitës time dy ditore kam pasur mundësinë të shohë doganën dhe kufijtë dhe kam mbetur i impresionuar me ndryshimet që janë bërë. Gjatë takimit që pata me zyrtarët doganorë pata mundësinë të kuptojë se cilat janë çështjet më të rëndësishme për doganën duke përfshirë të hyrat dhe digjitalizimin e administratës. Gjithashtu pata rastin të kuptoj shqetësimet e tyre në lidhje me përkrahjen e bizneseve të vogla të mesme dhe të mëdha si dhe tregtinë që zhvillohet në zonat kufitare e cila duhet të mbështetet. Ne diskutuam gjatë takimit edhe mbi çështjet qe kanë të bëjnë me atë se si të përkrahet me tutje dogana. Duhet te dini që OBD është fuqishëm e angazhuar që t’i mbështes zyrtarët doganorë që janë të motivuar për avancim”, shtoi ai.


