Pasi i dështuan të gjitha përpjekjet për të krijuar frikë lidhur me raportet me SHBA-në dhe situatën në veri, opozita në Kosovë ka nisur një narrativë të re duke ngritur “alarm” për rritjen e tatimeve.
Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se vendimi i Qeverisë në ikje për rritjen e tatimeve, e cila pritet të hyjë në fuqi nga 1 janari, do të ketë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët.
Sipas tij, kjo do të reflektohet menjëherë në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, ndërsa barra financiare sipas tij do të bjerë mbi qytetarët.
Tahiri ka theksuar se ekziston vetëm një mënyrë për ta ndalur këtë, duke ftuar qytetarët për ndryshim në zgjedhjet e 28 dhjetorit.


