KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OKB-ja paralajmëron për rrezikun në zonën rreth centralit bërthamor të Zaporizhias
Botë

OKB-ja paralajmëron për rrezikun në zonën rreth centralit bërthamor të Zaporizhias

KosovaNewss
KosovaNewss 19:22 -07/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kreu i agjencisë së OKB-së për energjinë bërthamore paralajmëroi se situata rreth centralit bërthamor në Zaporizhia, që kontrollohet nga Rusia është bërë më e “e rrezikshme” pasi zyrtarët e emëruar nga Moska filluan evakuimin e njerëzve nga zonat e rreth centralit.Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi bëri thirrje për masa të forta për të garantuar funksionimin e sigurt të centralit bërthamor më të madh në Evropë, ndërsa autoritetet po evakuojnë banorët në qytetin e afërt të Enerhodarit.“Situata e përgjithshme në zonën pranë termocentralit bërthamor në Zaporizhia po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme dhe potencialisht e rrezikshme”, tha zoti Grossi përmes një deklarate të publikuar në faqen e internetit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për rreziqet reale të sigurisë bërthamore me të cilat përballet centrali. Ne duhet të veprojmë tani për të parandaluar kërcënimin e një aksidenti të rëndë bërthamor dhe pasojat që mund të ketë mbi popullatën dhe mjedisin.”Zoti Grossi tha se ndërsa personeli i centralit bërthamor në Zaporizhia vazhdon të jetë në krye të detyrës, punonjësit dhe familjet e tyre janë në një “tension gjithnjë e më të madh”.

Guvernatori i emëruar nga Rusia i pjesës së kontrolluar nga Moska të rajonit të Zaporizhzhias në Ukrainë tha të premten se ai kishte urdhëruar evakuimin e fshatrave afër vijës së frontit pasi në ditët e fundit bombardimet në atë zonë ishin intensifikuar.Një kundërofensivë e pritshme pranverore e Ukrainës kundër forcave ruse mund të shtrihet edhe në rajonin e Zaporizhias, 80 për qind e të cilit kontrollohet nga Moska.Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha të dielën se banorët po evakuohen në drejtim të Berdianskut dhe Prymorskut në brigjet e Detit Azov.Forcat ruse pushtuan centralin bërthamore të Zaporizhzhias në Ukrainë disa ditë pasi Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sulmin kundër vendit fqinj në shkurt të vitit 2022. Shkëmbime zjarri kanë ndodhur shpesh pranë objektit, për të cilat palët kanë fajësuar njëra-tjetrën.Zoti Grossi vizitoi për herë të fundit centralin bërthamor në Zaporizhia, në mars, në kuadër të përpjekjeve për të biseduar me të dyja palët për arritjen e një marrëveshjeje mbi masat mbrojtëse për të siguruar funksionimin e sigurt të centralit.Ai ka paralajmëruar vazhdimisht për rreziqet e operacioneve ushtarake rreth centralit bërthamor, i cili ndodhet në pjesën e rajonit të kontrolluar nga forcat ruse./VOA

Gjithashtu lexoni:

Vjen reagimi i Trumpit pasi Zelensky pranoi propozimin e Putinit

Meta bllokon faqen “Muslim” në Instagram në Indi

Ishte nisur për të eksploruar Venusin më 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

SHBA dhe Kina fillojnë negociatat për tarifat

Zelensky dhe liderët e vendeve më të fuqishme evropiane e telefonojnë Trumpin

KosovaNewss 07/05/2023 07/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve në Shqipëri
23:22 -11/05/2025
Të riun e zë plumbi gjatë testimit të armës – 24 vjeçari humb jetën në malësinë e Prizrenit
22:41 -11/05/2025
Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet
21:25 -11/05/2025
Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”
20:59 -11/05/2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?