KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OKB-ja: Numri i viktimave nga vërshimet në Derna arrin në mbi 11 mijë
Botë

OKB-ja: Numri i viktimave nga vërshimet në Derna arrin në mbi 11 mijë

KosovaNewss
KosovaNewss 18:02 -17/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare e Kombeve të Bashkuara tha se vetëm në Derna të Libisë si pasojë e vështrimeve numri i viktimave është rritur në rreth 11.300. Por, këto shifra janë kundërshtuar nga zyrtarët, që kanë thënë se numri është shumë më i vogël.

Kjo agjenci e OKB-së tha se edhe 10.000 persona konsiderohen të zhdukur në Derna, ndërkaq 170 persona të tjerë kanë vdekur nga vërshimet në pjesë të tjera në lindje të Libisë.

“Këto shifra pritet të rriten pasi ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë pa pushuar për të gjetur të mbijetuar”, tha Zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare.

Kjo agjenci e OKB-së ia atribuojë këto shifra Gjysmëhënës së Kuqe libiane. Por, një zëdhënës i këtij grupi të ndihmës u shpreh i habitur nga shifra e paraqitur.

“Në çfarë burimesh thirren këto shifra”, tha Tawfiq al-Shukri për Dpa-në.

“Numri zyrtar [i viktimave] publikohet nga agjenci të autorizuara nga autoritetet libiane”, tha ai.

Nga Libia kanë dalë shifra të ndryshme sa i përket numrit të viktimave. Ky shtet është i ndarë, me një administratë që qeverisë në lindje dhe një në perëndim.

Më herët gjatë kësaj jave, kryetari i Dernas tha se në këtë qytet mund të kenë vdekur deri në 20.000 persona. Por, të shtunën qeveria në lindje të shtetit tha se numri zyrtar i viktimave është 3.252.

Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se pothuajse 4.000 persona të vrarë nga vërshimet janë identifikuar.

Një stuhi e fuqishme goditi Libinë më 10 shtator. Stuhia e quajtur Daniel paraprakisht kishte goditur Greqinë, Bullgarinë dhe Turqinë.

Dy diga u shkatërruan në malet mbi portin e Dernas, duke bërë që të vërshohej qyteti me rreth 100.000 banorë.

Si pasojë e kësaj fatkeqësie natyrore, disa organizata ndërkombëtare kanë paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve, për shkak të kontaminimit të sistemit të ujit.

Gjithashtu lexoni:

Sfida e TikTokut i kushton shtrenjtë adoleshentëve në Orlando, shqelmuan derën e fqinjit – kamera e sigurisë i filmoi dhe përfunduan në pranga

Gjermania e përgatitur të blejë sisteme Patriot nga SHBA-të për Ukrainën

Rubio thotë se SHBA-të dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet e paqes në Ukrainë

Të paktën 120 të vdekur nga përmbytjet në Teksas

BE: Izraeli është pajtuar për të zgjeruar qasjen e Gazës në ndihma

KosovaNewss 17/09/2023 17/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
08:53 -11/07/2025
Punëtorët e sigurimit të QKUK-së në grevë, kërkojnë rikthim në punë
08:36 -11/07/2025
Kurti merr pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës
08:33 -11/07/2025
Mbappe kritikohet për mungesë të angazhimit në mbrojtje
23:04 -10/07/2025
Një person hidhet nga kati i katërt i një ndërtese në Prishtinë
22:48 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?