KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nuk e mbështetën Listën Serbe, Serbia largon nga puna dy politikanë nga institucionet paralele të Kamenicës
Politikë

Nuk e mbështetën Listën Serbe, Serbia largon nga puna dy politikanë nga institucionet paralele të Kamenicës

KosovaNewss
KosovaNewss 10:36 -24/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kandidati i Lëvizjes Popullore Serbe për kryetar të Ranillugut, Ivan Petroviq, dhe kandidati për asamblist nga partia “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Ivan Ristiq, kanë filluar grevë urie pasi, sipas tyre, janë pushuar nga puna në institucionet paralele serbe në Komunën e Kamenicës vetëm sepse janë kandiduar në lista opozitare dhe kanë refuzuar të mbështesin Listën Serbe.

Petroviq ka deklaruar për radion Kim se javët e fundit shumë serbë të punësuar në institucionet paralele të Republikës së Serbisë janë pushuar nga puna ose u është zvogëluar paga, sepse kanë refuzuar të mbështesin Listën Serbe për zgjedhjet lokale të ardhshme në Kosovë.

“Unë dhe edhe dy kolegë të tjerë, por edhe shumë njerëz të tjerë që janë të punësuar në sektorin publik të Anamoravës së Kosovës, gjatë javëve të fundit kemi marrë vendime për largim nga puna ose na është zvogëluar paga në mënyrë drastike, vetëm sepse kemi një mendim ndryshe, vetëm sepse jemi kandiduar në lista të partive opozitare ose thjesht nuk duam të votojmë për Listën Serbe. Ne këtu nuk kemi absolutisht asgjë kundër shtetit të Serbisë apo kundër interesave të tij. Mbrojtja e interesave serbe, a duhet të bazohet në atë që të pushoni nga puna njerëzit që jetojnë me fëmijët e tyre në Kosovë, ndërsa në listat e pagave mbani njerëz që nuk jetojnë në Kosovë, por që jetojnë nga Kosova?”, tha ai.

Petoviq, baba i katër fëmijëve, theksoi se pas 17 viteve pune, më 15 shtator ka marrë vendimin për pushim nga puna, raporton N1.

Në atë dokument si arsye zyrtare përmendet – zvogëlimi i vëllimit të punës.

“Arsyeja formale e pushimit nga puna është zvogëlimi i vëllimit të punës. Sa qesharake dhe pa kuptim është kjo, tregon fakti që në muajt e fundit, punëdhënësi ynë, Administrata Komunale e Kamenicës së Kosovës, ka pranuar në punë rreth njëqind punonjës të rinj, përfshirë edhe në pozitat në të cilat kemi punuar ne. Arsyeja e vërtetë është, fatkeqësisht, liria – dëshira për të na mohuar lirinë e mendimit, lirinë e fjalës dhe përpjekja që të na detyrojnë në çdo mënyrë të heqim dorë nga kandidaturat tona”, shtoi ai.

Po atë ditë, një vendim identik iu dorëzua edhe Ivan Ristiqit, kandidatit për asamblist nga partia “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, baba i tre fëmijëve, i cili kishte punuar në Komunën paralele serbe të Kamenicës për 19 vjet.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

KosovaNewss 24/09/2025 24/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?