KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Njohësit e ekonomisë e mirëpresin subvencionimin nga ana e Qeverisë për termoizolimin e shtëpive
Ekonomi

Njohësit e ekonomisë e mirëpresin subvencionimin nga ana e Qeverisë për termoizolimin e shtëpive

KosovaNewss
KosovaNewss 14:01 -12/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Subvencionimi nga ana e Qeverisë për termoizolimin e mureve, ndërrimin e dritareve dhe dyerve të shtëpive individuale të banueshme, është mirëpritur nga të gjithë. Njohës të fushës së energjisë konsiderojnë se zbatimi i masave të eficiencës së energjisë do të ketë impakt edhe në kursim të energjisë edhe në ekonomi të Kosovës.

Para pak ditësh është hapur thirrja për zbatimin e masave të Efiçencës së Energjisë për shtëpitë individuale të banueshme. Kësaj radhe subvencionimi do të bëhet për termoizolimin e mureve, ndërrimin e dritareve dhe dyerve të jashtme. Subvencioni do të mbulojë 45% të investimeve, deri në 5 mijë e 500 euro.

Eksperti i fushës së energjisë, Lulzim Syla, i tha Radio Kosovës se ky projekt do të ketë impakt shumë të mirë në kursim të energjisë e po ashtu edhe në ekonomi. Ai tha se javët në vazhdim do të ketë edhe thirrje të tjera.

“Besojmë se edhe ky fond mbështetës do të japë efektin e vet shumë të madh. Besoj që familjet por edhe bizneset do të aplikojnë, sepse kjo është vetëm thirrja e parë e do të ketë edhe thirrje të tjera  në javët në vazhdim. Një mbështetje prej 45% deri 50%  është shumë e mirëseardhur me qëllim të implementimit të masave qoftë paneleve termike, solare apo pajisjeve të tjera  të cilat mundësojnë kursimin e energjisë përkatësisht prodhimin e energjisë së gjelbër”, tha Syla.

Liron Gjocaj, hulumtues në INDEP, thotë se është i kënaqur që Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të energjisë dhe fonde të IPA-së nga Komisioni Evropian, ka filluar të zbatojë skemën mbështetëse për shtimin e masave te energjisë

“Çdo hap që merret në shtimin e masave të efiçiencë se energjisë nga INDEP është i mirëpritur dhe do të ketë kontributin, ndihmën e rekomandimet që të ketë efekt sa më të madh. Këto masa kanë qenë të rekomanduara nga ne qysh para tri viteve. Ne kemi propozuar shumën 10 milionë euro investim, ndër të tjera patëm propozuar që subvencionimi të jetë në vlerën 50% të investimit, ndërsa qeveria ka vendosur që subvencionimi të jetë 45%, ndërsa në vlerë 50% vlen vetëm kur prona është në bashkëpronësi të bashkëshortëve ose nëse gruaja është pronare e pronës”, thotë ai. 

Gjocaj tha se kriteret e pranueshmërisë janë të kënaqshme dhe jo shumë të vështira.

Për t’u kualifikuar për marrjen e subvencionit kriteri bazë, sipas Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, duhet që shtëpia të jetë e banueshme, dhe në 1 nga 24 muajt e fundit, të ketë konsum të energjisë elektrike prej së paku 250 kilovat orë për muaj, si dhe nëse shtëpia nuk ka izolim termik, masat e tjera nuk do të aprovohen fare. Qytetarët të cilët dëshirojë të përfitojnë nga ky subvencionim, duhet të aplikojnë në portalin eKosova.

Mbështetja nga Qeveria e Kosovës për izolim të shtëpive, si mund të përfitojnë qytetarët subvencion deri në 5500 euro

Gjithashtu lexoni:

Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha ndan pamjet nga punimet

Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

KosovaNewss 12/08/2023 12/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha ndan pamjet nga punimet
10:02 -16/07/2026
Policia interviston pronarin e lokalit në Han të Elezit nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona
09:37 -16/07/2026
Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja
09:13 -16/07/2026
Nipi shtiu mbi axhën, policia jep detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë
08:46 -16/07/2026
Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C
08:43 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?