Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), pasi gjatë një kontrolli në çantën e tij është gjetur një pistoletë dhe substanca narkotike.
Sipas njoftimit të policisë që ka lëshuar të hënën, i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në çantën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë dhe 3.6 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim e policisë./KosovaNews/


