Policia e Kosovës e ka arrestuar të enjten në Gjakovë një person, i cili kishte sulmuar në dy raste të ndara qytetar.
Sipas policisë, i dyshuari në gjendje të dehur fillimisht e ka kanosur dhe sulmuar një person dhe pastaj më vonë me veturë ka tentuar ta godasë edhe një person tjetër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, e më pas me veturë ka tentuar të godas viktimën tjetër mashkull kosovar. Dy viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./KosovaNews/


