Policia ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal të Mitrovicës është sjellë pa shenja jete një 28-vjeçar nga Skenderaj. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot, rreth 14:30, Policia ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal të Mitrovicës është sjellë pa shenja jete një 28-vjeçar nga Skenderaj.
Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”.
Zahiti po ashtu njoftoi se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.