KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore, e domosdoshme
Siguri

Ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore, e domosdoshme

KosovaNewss
KosovaNewss 20:46 -21/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore të FSK-së po shihet si nevojë për ushtrinë e vendit në fazën e fundit të tranzicionit të Forcës së Republikës. Ekspertët e aviacionit e konsiderojnë këtë projekt si shumë të rëndësishëm, pasi mund të ndihmojë në ngritjen e aftësive dhe përgatitjes profesionale të personelit të FSK-së.

Megjithatë, për ata që drejtojnë FSK-në dhe ish-ushtarakët, ky projekt duket si i panevojshëm në këto momente. Ata besojnë se, duke pasur parasysh mundësitë e trajnimit që ofrohen përmes partneriteteve ndërkombëtare, themelimi i një akademie të tillë mund ketë kosto të lartë.

Në kohën kur Forca e Sigurisë së Kosovës po shkon drejt fundit të transformimit të saj 10 vjeçar, në këtë fazë parashihet edhe pajisja me helikopter.

Për drejtimin e tyre i domosdoshëm është personeli i forcave ajrore për pilotim. Ngritja e një akademie për aftësimin e pilotëve në këtë kohë, nga ekspertë të aviacionit po shihet e nevojshme. Ata thonë se efektiviteti operativ i ushtrisë do të ishte më i madh.

“Në vend të varësisë të pilotëve të trajnuar jashtë vendit , ne duhet ti krijojmë kapacitet brendshme që ta rrisim sigurinë kombëtare dhe pavarësisë operacionale të sistemeve të mbrojtjes ajrore të Kosovës…”, tha Afrim Aziri, ekspert i aviacionit.

Megjithatë, ata që dikur e kanë udhëhequr Forcën e Sigurisë së Kosovës, thonë se një gjë e tillë tani për tani është e panevojshme.

“Është shumë e kushtueshme dhe e panevojshëm dhe ne ndoshta nuk do të kem nevojë që ndoshta çdo vit të shkollojmë pilot, ne shkollojmë fillimisht nëse i kemi tre helikopter i shkollojmë 6-12 pilot dhe kjo, nëse e llogarisim se sa kushton shkollimi i tyre, është shumë ma mirë që të kemi një marrëveshje me shtetet që kanë kapacitet shumë më të mëdhatë pilotëve”, tha Kadri Kastrati, ish-komandanti i FSK-së.

E duke qenë se FSK aktualisht ka bashkëpunim me vendet partnere të NATO-s, në veçanti me SHBA dhe Turqinë, për të kryer Akademinë Ushtarake Ajrore për pilot, një Akademi të Forcave Ajrore, Kosova nuk planifikon ta ketë.

“Ne do te kemi kuadro të cilët do të ndihmojnë në përgatitjen dhe rifreskimin e njohurive të pilotëve. Mirëpo të gjitha marrëveshjet që kemi me vendet e NATO-s për edukimin në Akademitë e tyre ajrore që FSK-së ka për pilot”, tha Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes.

Ndërkohë, pas 18 vitesh Shqipëria ka nënshkruar një memorandum për ta rihapur Shkollën e Aviacionit në Vlorë që do të prodhojë pilotë ushtarakë dhe civilë.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

Hyn në fuqi Ligji për Këshillin Prokurorial Haxhiu: Reforma nuk ndalet

Morën 20 euro ryshfet, aktakuzë dy zyrtarëve policorë

Pamje EKSKLUZIVE – Zbulohet Arsenal Armësh në i Veri, Jelekë Antiplumb, Municion dhe Drogë

KQZ-ja ua ndal gati gjysmë milioni euro partive në emër të gjobave

KosovaNewss 21/05/2025 21/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
light rain
14° _ 13°
88%
2 km/h
Thu
21 °C
Fri
21 °C
Sat
15 °C
Sun
9 °C
Mon
10 °C

Lajmet e Fundit

Tottenham Hotspur fiton Ligën e Evropës, mposht Manchester Unitedin në finale
23:07 -21/05/2025
Mustafa: LDK-ja nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana
22:19 -21/05/2025
Ambasadori francez kërkon që sa më shpejt të krijohet qeveria e re
21:57 -21/05/2025
Trepça, kampioni i ri i Kosovës në basketboll
21:51 -21/05/2025
Prishtina ende pa zgjidhje për grumbullimin e mbeturinave
21:19 -21/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?