Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar të hakmerret kundër rebelëve Huthi pasi një raketë e lëshuar nga grupi goditi territorin e aeroportit kryesor të Izraelit.
Në një video të postuar në mediat sociale, Netanyahu kërcënoi me sulme kundër këtij grupi, duke thënë se “ne sulmuam në të kaluarën, do të sulmojmë edhe në të ardhmen”.
Raketa, e lëshuar nga Jemeni nga grupi i mbështetur nga Irani, ra pranë terminalit kryesor të aeroportit Ben Gurion të dielën në mëngjes, thanë autoritetet izraelite.
Katër persona u plagosën nga shpërthimi, ndërsa dy të tjerë u plagosën rrugës për në një strehë, raportuan mediat izraelite, duke cituar shërbimet e emergjencës.
Zëdhënësi ushtarak i rebelëve Huthi, Yahya Saree, tha në një deklaratë televizive se aeroporti izraelit “nuk ishte më i sigurt për udhëtime ajrore”.
Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha në një deklaratë: “Kushdo që na godet, ne do ta godasim shtatë herë më fort”.
Lidhur me këtë ngjarje, Netanyahu do të takohet me ministra dhe zyrtarë të Mbrojtjes, të dielën, për të diskutuar një përgjigje, raportuan mediat lokale.
Ndryshe, organizata Houthi, një grup rebel i mbështetur nga Irani me bazë në Jemen, kanë nisur rregullisht sulme me raketa në Izrael në solidaritet me Hamasin në Gaza, por është e rrallë që ndonjëri të kalojë mbrojtjen ajrore të sofistikuar të Izraelit.
Grupi ka kryer gjithashtu sulme ndaj anijeve në Detin e Kuq, të cilave SHBA-të u janë përgjigjur duke udhëhequr një fushatë bombardimi kundër tij – në të cilën Mbretëria e Bashkuar ka ndihmuar.