KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Netanyahu i drejtohet popullit iranian: Ndërsa e arrijmë qëllimin tonë, po ju hapim rrugën edhe juve drejt lirisë
Botë

Netanyahu i drejtohet popullit iranian: Ndërsa e arrijmë qëllimin tonë, po ju hapim rrugën edhe juve drejt lirisë

KosovaNewss
KosovaNewss 23:18 -13/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i është drejtuar popullit iranian të premten mbrëma, duke deklaruar se regjimi në Teheran jo vetëm që shtyp popullin e vet, por edhe kërcënon shkatërrimin e Izraelit.

“Popull krenar i Iranit, jemi në mes të njërës nga operacionet më të mëdha ushtarake në histori – Operacioni ‘Rilindja e Luanit’. Regjimi islamik, që ju ka shtypur për gati 50 vjet, po kërcënon shkatërrimin e vendit tonë – Shtetit të Izraelit”, ka thënë Netanyahu në fjalimin e tij.

Ai deklaroi se qëllimi i operacionit izraelit është të ndalet kërcënimi që, sipas tij, paraqet regjimi islamik përmes programit bërthamor dhe raketave balistike.

“Ndërsa e arrijmë qëllimin tonë, ne po ju hapim rrugën edhe juve drejt lirisë. Brenda 24 orëve të fundit, kemi likuiduar komandantë të lartë ushtarakë, shkencëtarë bërthamorë, objektin më të rëndësishëm të pasurimit të uraniumit të regjimit dhe pjesën më të madhe të arsenalit të raketave të tij balistike”, u shpreh Netanyahu.

Ai paralajmëroi se do të ketë edhe më shumë sulme ndaj Iranit, duke e përshkruar regjimin iranian si “të dobët dhe të papërgatitur”.

“Më shumë sulme janë rrugës. Regjimi nuk e di çfarë e ka goditur – dhe çfarë do ta godasë. Kurrë nuk ka qenë më i dobët. Kjo është mundësia juaj të ngriheni dhe të bëni të dëgjohet zëri juaj”, u shpreh ai.

Netanyahu përsëriti se lufta e Izraelit nuk është kundër popullit iranian, por kundër regjimit që e sundon atë.

“Lufta jonë është kundër regjimit islamik vrasës që ju shtyp dhe ju varfëron. Populli iranian dhe ai izraelit kanë qenë miq që nga koha e Kirut të Madh. Tani ka ardhur koha që populli iranian të bashkohet rreth flamurit dhe trashëgimisë historike, duke luftuar për lirinë nga një regjim i lig dhe shtypës. Popull trim i Iranit – drita e mposht errësirën”, përfundoi Netanyahu.

Gjithashtu lexoni:

Numri i të plagosurve nga sulmet iraniane në Izrael rritet në 21 persona

Sot në Vrellë të Istogut do të bëhet rivarrimi i 34 dëshmorëve të kombit

Lufta e 3-të që s’është shpallur, por ka nisur!

Tensionet në Lindjen e Mesme, Trumpi bisedon me Netanyahun dhe princin arab

Irani fillon hakmarrjen, lanson qindra raketa drejt Izraelit

KosovaNewss 13/06/2025 13/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizon Ramiz Rrustën si kandidat për Klinën
14:20 -14/06/2025
KFOR-i amerikan realizon stërvitje me helikopter përgjatë kufirit me Serbin
13:47 -14/06/2025
Distria Krasniqi mposht brazilianen Pereira, kalon në raundin tjetër
13:32 -14/06/2025
Vidhen 1 mijë euro në një kafiteri në veri të Mitrovicës
13:06 -14/06/2025
Osmani takon kryetarin e JICA-s, temë projektet zhvillimore në Kosovë
12:39 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?