KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Netanjahu akuzon Gjermaninë se po e shpërblen Hamasin
Botë

Netanjahu akuzon Gjermaninë se po e shpërblen Hamasin

KosovaNewss
KosovaNewss 16:54 -09/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Izraelit Netanjahu i shprehu zhgënjimin e tij kancelarit gjrman Merz duke thënë se me ndalimin e pjesshëm të eksporteve të armëve Gjermania po shpërblen organizatën terroriste Hamas.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e akuzoi Gjermaninë se me vendimin e saj për ndalimin e pjesshëm të eksporteve të armëve për Izraelin po shpërblen Hamasin islamist.

Zyra e Netanjahut njoftoi, se ai e kishte shprehur zhgënjimin e tij në një bisedë telefonike me kancelarin Friedrich Merz.“Në vend që të mbështesë luftën e drejtë të Izraelit kundër Hamasit, i cili ka kryer sulmin më të tmerrshëm kundër popullit hebre që nga Holokausti, Gjermania po e shpërblen terrorizmin e Hamasit me një embargo armësh ndaj Izraelit”, thuhet në njoftimin e zyrës së Netanjahut.

Sipas njoftimeve Netanjahu i tha kancelarit Merz, se qëllimi i Izraelit nuk është të verë nën kontroll Rripit të Gazës, por ta çlirojë territorin palestinez nga Hamasi dhe të mundësojë një qeveri paqësore atje.

Zyra e Kancelarit mbron vendiminMinistri i Zyrës së Kancelarit, Thorsten Frei, e mbrojti vendimin.

“Nuk mund dhe nuk duhet të ketë asnjë dyshim për solidaritetin e Gjermanisë me Izraelin. Por nëse ka dallime themelore lidhur me politikën e qeverisë izraelite, unë jam që këto të thuhen qartë mes miqve”, tha ai për gazetën Bild (09.08.2025).

Në sfondin e zhvillimeve në Rripin e Gazës qeveria federale e Gjermanisë vendosi të ndërpresë pjesërisht eksportet e armatimeve për Izraelin. Gjermania “nuk do të miratojë përkohësisht furnizimin me armatime, që mund të përdoren në Rripin e Gazës”, deklaroi kancelari Friedrich Merz të premten (08.08.25) në Berlin.

 Këtë vendim ai e argumentoi me vendimet “e marra ka kabineti izraelit, për një ndërhyrje edhe më të ashpër të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës”.

Plani i kabinetit izraelitSipas zyrës së kryeministrit izraelit, Kabineti i Sigurisë kishte miratuar pesë parime për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.

Këto përfshijnë kontrollin ushtarak izraelit të zonës bregdetare, çarmatimin e plotë të organizatës terroriste Hamas dhe demilitarizimin e Rripit të Gazës. Më pas, atje duhet të krijohet një qeveri alternative civile – pa pjesëmarrjen e Hamasit ose të Autoritetit Palestinez./ DW

Gjithashtu lexoni:

SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën

“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së

Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

Lajm i keq për paqen, Irani ndërpret komunikimin me SHBA-në, bllokohet Hormuzi

KosovaNewss 09/08/2025 09/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?