KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Kosovë ditëve të fundit 633 zjarre, nëntë vatra ende aktive, 23 të arrestuar për zjarrvënje
Siguri

Në Kosovë ditëve të fundit 633 zjarre, nëntë vatra ende aktive, 23 të arrestuar për zjarrvënje

Alban Begolli
Alban Begolli 11:39 -13/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ditëve të fundit janë raportuar 633 zjarre në gjithë territorin e Kosovës, ndërsa aktualisht janë aktive nëntë vatra aktive, bëri të ditur Agjencia për Menaxhim të Emergjencave (AME) në konferencë të përbashkët për media me Policinë e Kosovës.

Drejtori i AME-së, Genc Metaj, tha se shumica e zjarreve janë lokalizuar falë angazhimit të institucioneve, përfshirë edhe me ndihmën e KFOR-it në Kqiq të Vogël dhe Kamenicë.

Ai bëri thirrje për kujdes dhe paralajmëroi ndëshkime për çdo neglizhencë.

“Vendi po përballet me zjarre të shumta në gjithë territorin e vendit. AME-ja në koordinim me Policinë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme është duke u angazhuar maksimalisht për të parandaluar 633 zjarre që janë raportuar gjatë ditëve të fundit. Falë angazhimit, zjarret kanë arritur te lokalizohen. Kemi pasur intervenim të KFOR në Kçiq të Vogël dhe në Kamenicë. Nëntë vatra aktive i kemi aktualisht. Gjendja aktuale në vend është stabile, por e brishtë për shkak të thatësive dhe zjarrvënieve të qëllimshme. Ndalohen të gjitha format e zjarreve në hapësira të hapura të vendit. Çdo neglizhencë do të trajtohet seriozisht dhe do të pasojë me dënime ligjore. U apelojmë qytetarëve të angazhohen dhe të marrin veprimet parandaluese. Bashkëpunimi ndërinstitucional është në nivel të duhur. Sfidë është menaxhimi nga qytetarët”, tha Metaj.

Ndërsa, drejtori i Divizioni të komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, bëri të ditur se janë arrestuar 23 persona dhe trajtuar 193 raste që lidhen me zjarrvënie.

Ai kërkoi nga qytetarët të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, sidomos për shkak të temperaturave të larta.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me AME-në po punon me kapacitet të plotë për të parandaluar zjarret dhe pasojat, qoftë tek njerëzit, qoftë në vendbanime. Policia në kuadër të bashkëpunimeve iu ka përgjigj të gjithave rasteve të raportuara. Janë arrestuar 23 persona dhe trajtuar 193 raste që kanë të bëjnë me shkaktimin e zjarreve. Apelojmë që të kenë kujdes që nga pakujdesia mos të shkaktohet zjarri. Nga temperaturat e larta mundësitë janë më të mëdha për zjarr. U apeloj qytetarëve të kenë kujdes që të kemi më pak zjarre dhe të kemi më shume siguri për banorët”, tha Rexhepi./eo/

Gjithashtu lexoni:

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut

Alban Begolli 13/08/2025 13/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?