KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » NATO-ja nga Samiti i Vilniusit u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë për normalizim të raporetve, dënon dhunën ndaj ushtarëve të saj
Politikë

NATO-ja nga Samiti i Vilniusit u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë për normalizim të raporetve, dënon dhunën ndaj ushtarëve të saj

KosovaNewss
KosovaNewss 18:33 -11/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Vilnius të Lituanisë është mbajtur Samiti i NATO-s prej ku edhe është lëshuar një komunikatë prej krerëve të shteteve dhe qeverive që janë pjesë e NATO-s.

Në këtë komunikatë thuhet se NATO e përkrah dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe përpjekjet tjera që kanë për qëllim normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe kanë bërë thirrje që palët të shfrytëzojnë momentumin dhe të angazhohen në mirëbesim drejt arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme politike.

Tutje në këtë komunikatë të NATO-s bëhet thirrje që Kosova dhe Serbia të de-përshkallëzojnë situatën menjëherë dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në zbatimin e marrëveshjes për normalizim të raporteve Prishtinë-Beograd që është arritur në Bruksel dhe Ohër.

Në këtë komunikatë është përmendur edhe situata në veri të Republikës së Kosovës. NATO thonë se mbeten të përkushtuar ndaj angazhimit të vazhdueshëm në Kosovë duke përfshirë KFOR-in.

“KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së”, thuhet në komunikatë.

Tutje thonë se veprimet e fundit përshkallëzuese në veri të vendit janë të papranueshme dhe kanë dënuar dhunën në veri të Kosovës si dhe sulmet e paprovokuara që shkaktuan lëndime tek ushtarët e NATO-s.

NATO ka treguar se është rritur prania e trupave të KFOR-it si rezultat i tensioneve të përsëritura dhe thonë se çdo ndryshim sa i përket pranisë së trupave do të bëhet në bazë të situatës dhe jo bazuar në kalendar.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Pas 15 tentimeve të dështuara, zgjidhja qëndron në një Qeveri Nacionale të Tranzicionit

KFOR-i trajnon ushtarët amerikanë për ndërhyrje ajrore kundër zjarreve

E-Kosova vjen me dy shërbime të reja

Osmani nderohet me Çmimin Evropian “Coudenhove-Kalergi” në Austri

Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët në veri të vendit

KosovaNewss 11/07/2023 11/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Trumpi mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit
21:23 -12/05/2025
Liverpooli gjen zëvendësuesin e Alexander-Arnoldit
21:00 -12/05/2025
Ukraina përfundon ratifikimin e marrëveshjes për mineralet me SHBA-në
20:57 -12/05/2025
Abdixhiku: Pas 15 tentimeve të dështuara, zgjidhja qëndron në një Qeveri Nacionale të Tranzicionit
20:21 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?