KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » NATO-ja do ta ftojë Ukrainën kur të plotësohen kushtet
Botë

NATO-ja do ta ftojë Ukrainën kur të plotësohen kushtet

KosovaNewss
KosovaNewss 18:59 -11/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Udhëheqësit e NATO-s thanë se do ta ftojnë Ukrainën për t’u anëtarësuar në aleancë “kur ata të bien dakord” dhe “të plotësohen kushtet”.

Ky është formulimi me të cilin u pajtuan krerët e të 31 vendeve anëtare, sa i përket perspektivës së anëtarësinit të Ukrainës në NATO.

Në ditën e parë të samitit që zhvilluan në Vilnius të Lituanisë, ata u dakorduan për thjeshtëzimin e procesit të pranimit të Ukrainës, duke e anashkaluar Planin e Veprimit të Anëtarësimit.

Ky plan përfshin reformat ekonomike dhe politike që një vend kandidat duhet t’i përmbushë, përpara anëtarësimit të plotë.

“Sot pranojmë se rruga e Ukrainës drejt integrimit të plotë euroatlantik ka tejkaluar nevojën për Planin e Veprimit për Anëtarësim. Ukraina po bëhet gjithnjë e më e ndërveprueshme dhe e integruar politikisht me aleancën dhe ka bërë përparim të rëndësishëm në rrugën e saj të reformave”, thuhet në dokumentin që miratuan udhëheqësit e aleancës.

Ukraina, e cila ndodhet nën pushtimin rus qysh nga shkurti i vitit të kaluar, priste garanci më të mëdha në lidhje me procesin e anëtarësimit.

Para miratimit të dokumentit, presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky, shkroi në Twitter se është “e paprecedentë dhe absurde” nëse nuk vendoset një afat kohor për ftesën apo anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

“Duket se nuk ka gatishmëri as që Ukraina të ftohet në NATO, as të bëhet anëtare e aleancës”, tha Zelensky.

Megjithatë, për sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, mesazhi nga samiti është inkurajues për Ukrainën.

“Nëse i shikoni të gjitha proceset e anëtarësimit, ato nuk bazohen në afate kohore, ato bazohen në kushte – siç ka qenë gjithmonë”, tha Stoltenberg në një konferencë për gazetarë.

Me gjithë insistimin e gazetarëve se për çfarë kushtesh bëhet fjalë në rastin e Ukrainës, ai nuk dha përgjigje konkrete.

Zelensky ndodhet në Vilnius dhe do të marrë pjesë në ditën e dytë të samitit të NATO-s, më 12 korrik, kur edhe do të formohet Këshilli i Parë NATO-Ukrainë – organ ky që pritet t’i përmirësojë marrëdhëniet mes aleancës dhe Kievit.

Ukraina kërkon prej kohësh të bëhet pjesë e NATO-s, por përderisa lufta vazhdon, e ardhmja e kësaj ambicieje mbetet e paqartë.

Jozyrtarisht u tha se në mesin e aleatëve nuk kishte disponim për ndonjë referencë eksplicite se kur Ukraina do ta marrë ftesën për t’u anëtarësuar në NATO.

Vendet e Evropës Lindore besojnë se Ukrainës duhet t’i ofrohet një udhërrëfyes, ndërsa të tjerat, si Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, shqetësohen se premtimi për anëtarësim automatik mund t’i japë Rusisë shkas për ta përshkallëzuar dhe zgjatur luftën.

Samiti i organizatës më të madhe ushtarake në botë zhvillohet në një kohë kritike për sigurinë në Evropë, pasi lufta në Ukrainë është në mesin e një kundërofensive të Kievit.

Samiti vjen, gjithashtu, një vit pas takimit të Madridit, ku aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për një koncept të ri strategjik, i cili e ka veçuar Rusinë si kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë.

Udhëheqësit e NATO-s po diskutojnë edhe për tema të tjera, përfshirë pranimin e Suedisë në aleancë.

Tema e Suedisë, praktikisht, ka përfunduar më 10 korrik, një natë përpara samitit të aleancës, kur presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, ka pranuar që t’ia përcjellë Parlamentit të vendit të tij kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Suedia – ashtu si edhe Finlanda – ka qenë tradicionalisht vend neutral sa u përket aleancave ushtarake, por ajo ka kërkuar pranimin në aleancë pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Finlanda është bërë anëtare e plotë e NATO-s në prill të këtij viti.

Ndonëse të dyja vendet kanë kërkuar njëkohësisht pranimin, Turqia e ka bllokuar deri më tash procesin e anëtarësimit për Suedinë, duke pretenduar se ky vend strehon anëtarë të grupeve militante, që Ankaraja i konsideron terroriste.

Në takimin që Stolteberg ka organizuar më 10 korrik me presidentin e Turqisë dhe kryeministrin e Suedisë, Erdogan ka pranuar që ta heqë veton, duke hapur mundësinë që Suedia të bëhet anëtare e NATO-s.

Anëtarësimi i plotë do të ndodhë kur të gjitha vendet ta ratifikojnë protokollin e pranimit.

Trazirat e fundit atje kanë çuar në sulme të protestuesve serbë kundër ushtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, por, megjithatë, Kosova është jashtë agjendës zyrtare të diskutimeve.

Për sigurinë janë angazhuar tri njësi kundërajrore gjermane, Patriot, ashtu si edhe avionë shtesë luftarakë.

Gjithashtu, mbi 1.000 ushtarë nga vende të ndryshme të NATO-s do të kujdesen për sigurinë.

Lituania kufizohet me rajonin rus të Kaliningradit në jugperëndim, si dhe me Bjellorusinë – aleate e Rusisë – në lindje dhe në jug.

Gjithashtu lexoni:

Vjen reagimi i Trumpit pasi Zelensky pranoi propozimin e Putinit

Meta bllokon faqen “Muslim” në Instagram në Indi

Ishte nisur për të eksploruar Venusin më 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

SHBA dhe Kina fillojnë negociatat për tarifat

Zelensky dhe liderët e vendeve më të fuqishme evropiane e telefonojnë Trumpin

KosovaNewss 11/07/2023 11/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

A do t’i hapet rruga Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Detajet e takimit të Kurtit me ambasadorët e QUINT-it
16:57 -12/05/2025
Policia e Kosovës nis fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve
15:59 -12/05/2025
Vrasjet e ushtarëve shqiptarë të vrarë në armatën e ish-Jugosllavisë, plagë të hapura që kërkojnë drejtësi
15:52 -12/05/2025
Isufaj i Prokurorisë Speciale takon ambasadorin Hargreaves, flasin për ngritjen e kapaciteteve të hetimeve
15:36 -12/05/2025
Presidentja Osmani shpreh gatishmëri për konsultime pas ngërçit politik
15:15 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?