KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Muja: Sovraniteti mediatik i Kosovës nuk duhet të transferohet në Novi Sad
Politikë

Muja: Sovraniteti mediatik i Kosovës nuk duhet të transferohet në Novi Sad

KosovaNewss
KosovaNewss 21:52 -02/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se përpjekjet për ta penguar Kosovën në shtrirjen e sovranitetit të saj mediatik janë të vazhdueshme dhe sistematike. Sabotimi i Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese – ligj që parashihte deklarimin e pronësisë dhe të përfituesve real – është dëshmi e mungesës së vullnetit të Kushtrim Gojani, Shkelqim Devolli dhe sponsorëve të tyre politikë (LDK, PDK, AAK) për transparencë dhe mbrojtje të interesit publik.

“Kushtrim Gojani, pronar i Klan Kosovës dhe themelues i kompanisë Artmotion Platforma, operon sot një strukturë të dyfishtë që sfidon drejtpërdrejt autoritetin rregullator dhe juridik të shtetit të Kosovës. Në dhjetor të vitit 2020, sipas dokumenteve të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), ai bleu të drejtat mbi Klan Kosovën përmes subjektit “KG Media Investments” DOOEL, të regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Pronari i vërtetë paraqitet dhe përflitet të jetë Shkelqim Devolli. Edhe pse televizioni operon në Kosovë, pronësia ligjore është e regjistruar jashtë vendit, duke e vendosur kontrollin real jashtë mbikëqyrjes efektive të institucioneve tona. Kjo përbën shkelje të frymës së transparencës dhe të rregullimit të drejtë të mediave në një shtet demokratik”, ka thënë Muja.

Sipas tij, në maj të vitit 2023, shtetasi serb Kushtrim Gojani, me numër letërnjoftimi JMBG 1510983944711, Djakovica, Srbija, zgjeroi më tej aktivitetin e tij jashtë juridiksionit të Kosovës duke regjistruar në Serbi kompaninë ARTMOTION PLATFORMA DOO Novi Sad, siç vërtetohet nga dokumentet e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Serbisë dhe akti noterial i firmosur në strukturat paralele serbe të PU Djakovica. Ai është pronar dhe përfaqësues i vetëm i kësaj kompanie, e cila pasqyron platformën që operon në Kosovë me emrin Artmotion. Regjistrimi në një shtet që jo vetëm nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por edhe vazhdon të ndërhyjë politikisht në punët e brendshme të saj, është një akt me pasoja politike, jo vetëm ekonomike.

“Artmotion, si një nga platformat më të mëdha të shpërndarjes së përmbajtjes mediatike në Kosovë, funksionon si një “roje e portës” – duke përcaktuar se cilët zëra dëgjohen dhe cilët mbeten në heshtje. Përmes kontratave selektive dhe përmbajtjes që vetë e zotëron, si dhe nëpërmjet marrëveshjeve të privilegjuara me kompani si Telekom Srbija, Artmotion ndikon drejtpërdrejt në narrativën publike dhe në balancën e fjalës së lirë. Në një treg të përqendruar, ku pak operatorë dominojnë qasjen, censura nuk kryhet përmes ndalimit ligjor, por përmes shpërndarjes së njëanshme, preferencave komerciale dhe algoritmeve të padukshëm’, ka thënë deputeti Muja.

Muja ka thënë se përpjekjet për ta penguar Kosovën në shtrirjen e sovranitetit të saj mediatik janë të vazhdueshme dhe sistematike. Sabotimi i Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese – ligj që parashihte deklarimin e pronësisë dhe të përfituesve real – është dëshmi e mungesës së vullnetit të Kushtrim Gojani, Shkelqim Devolli dhe sponsorëve të tyre politik (LDK, PDK, AAK) për transparencë dhe mbrojtje të interesit publik.

“Nëse lejojmë që platformat mediatike të funksionojnë me dy identitete – një në Kosovë dhe një tjetër në një shtet që e mohon sovranitetin tonë – atëherë lejojmë edhe që ato të kenë dy lojalitete: një formal ndaj ligjit të Kosovës, dhe një tjetër real ndaj interesave të huaja. Kjo është e papranueshme për një shtet që synon të mbrojë integritetin kushtetues, pavarësinë institucionale dhe lirinë e informimit për qytetarët e vet.

Dokumentet mund të shkarkohen nga sajti zyrtar i Agjencisë për regjistrim të bizneseve të Serbisë (https://pretraga.apr.gov.rs/search) duke kerkuar emrin e Kushtrim Gojani përmes IP adresave jashtë Kosovës!”, shkruan Muja në reagimin e tij.

Gjithashtu lexoni:

Osmani nga Hungaria: Një vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë

Kusari-Lila kritikon deputetët për mospjesëmarrje në votim dhe flet për marrëdhëniet me ShBA

Haxhiu: ShBA partnere strategjike e Kosovës, roli i tyre i domosdoshëm

PDK: Mos konstituimi i Kuvendit – dëmtim i Kosovës me SHBA-të për dialogun

Dështimi i 33-të i seancës konstituive të Kuvendit

KosovaNewss 02/05/2025 02/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje
13:47 -17/06/2025
Kurti: Dy vajza, dy podiume, një ekip që vazhdon të na bëjë krenarë
13:29 -17/06/2025
Osmani nga Hungaria: Një vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë
12:51 -17/06/2025
Sekreti i derës emergjente të avionit- Si shpëtohen pasagjerët në raste të jashtëzakonshme
12:14 -17/06/2025
Kusari-Lila kritikon deputetët për mospjesëmarrje në votim dhe flet për marrëdhëniet me ShBA
12:02 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?