Është miratuar projektligji për skemat pensionale në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.
Me prezencën e 76 deputetëve në sallë është votuar për kalimin e këtij projektligji, teksa nuk ka pasur asnjë votë kundër apo abstenim.
Poashtu në këtë seancë në rend dite është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-239 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-128.