Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projektligjin për Art dhe Kulturë.
Ky projektligj do të ofrojë kushte më të favorshme për krijimtari artistike, më pak burokraci, më shumë program artistik e kreativitet, forma të reja të mbështetjes së institucioneve publike të artit dhe skenës kulturore, bazë ligjore për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor dhe Këshillit Kombëtar të Arteve, njohje ligjore të skenës së pavarur dhe statusit të artistit të pavarur e artistëve meritorë.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se me këtë projektligj do të vendoset standard i ri dhe një politikë kulturore me vizion të qartë zhvillimor.
“Kjo është reforma më e madhe e ndërmarrë ndonjëherë në fushën e kulturës”, tha ndër të tjerash Çeku.