Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka vazhduar takimet me Drejtorët Komunalë të Arsimit si dhe ka takuar edhe përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës dhe ata të Këshillit të Nxënësve të Kosovës.
Në takim diskutuan për ngjarjen e fundit të dhunës ndaj një 11-vjeçareje, me ç’rast dhe ka adresuar çështjen e sigurisë në shkolla. Transmeton KosovaNews.
Ajo tha se do të ketë zero tolerancë ndaj këtyre rasteve dhe për këtë kishte pajtueshmëri të plotë nga të gjithë pjesmarrësit.
Drejtorët e DKA-ve kanë deklaruar se janë bërë përgatitjet e duhura për vitin e ri shkollor dhe janë pajtuar që 1 shtatori duhet të jetë dita e fillimit të vitit shkollor.
“Sigurisht u diskutua edhe në lidhje me kërcënimin e SBASHK-ut për çështjen e grevës. I njoftova se nga ana e MAShTI të gjithë punëtorët e arsimit janë trajtuar në mënyrë të drejtë në Projektligjin për paga”, shkroi Nagavci në postimin e saj në Facebook.


