KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Nagavci merr pjesë në konferencën “ISSA 2024”
Arsim

Ministrja Nagavci merr pjesë në konferencën “ISSA 2024”

KosovaNewss
KosovaNewss 18:18 -25/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në konferencën “ISSA 2024” në Bullgari, me temën “Duhet një ekosistem i fëmijërisë së hershme që të gjithë fëmijët e vegjël të lulëzojnë”, në të cilën u diskutuan çështje të rëndësishme për edukimin në fëmijërinë e hershme.

Me këtë rast, ministrja Nagavci ka theksuar se, Ministria e Arsimit është duke punuar në rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin në fëmijërinë e hershme, për çka edhe ka ndërmarrë veprime si: miratimi i Ligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme; finalizimi dhe pilotimi i Kurrikulës për EFH dhe miratimi i Strategjisë së Arsimit 2022-2026, komponenta e parë e së cilës është edukimi në fëmijërinë e hershme.

Ministrja Nagavci ka thënë se, përmes miratimit të Ligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme janë paraparë të gjitha format e organizimit të kujdesit dhe edukimit në fëmijërinë e hershme për fëmijët e moshës 0 deri në 6 vjeç, ndërsa ka shtuar se, MAShTI është plotësisht e përkushtuar për rritjen e numrit të pjesëmarrjes së fëmijëve në institucionet e edukimit të hershëm, duke e pasur parasysh rëndësinë e përmirësimit të cilësisë së arsimit të hershëm dhe mekanizmat për monitorimin e tij.

Në linjë me këtë, ministrja Nagavci ka përmendur rëndësinë e përfshirjes së akterëve relevant për miratimin e dokumenteve të politikave, ligjeve dhe rregulloreve.

Gjatë kësaj konference u vu në pah se ndryshimet klimatike dhe sfidat e përgjithshme globale paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë, shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve.

Kjo Konferencë gjithashtu ka rikujtuar rëndësinë e krijimit të sistemeve mbështetëse të zhvillimit dhe rëndësinë e investimit adekuat në zhvillimin e fëmijërisë së hershme.

Gjithashtu lexoni:

Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

MASH-i shpall thirrjen për bursa për vajzat dhe gratë në programet STEM

UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa

Për Maturën Shtetërore deri tash kanë aplikuar 8 mijë maturantë

KosovaNewss 25/10/2024 25/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit
15:45 -14/06/2026
Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta
15:44 -14/06/2026
Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë
15:14 -14/06/2026
Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut
15:11 -14/06/2026
251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës
15:07 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?