KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Haxhiu: Kemi kërkuar që paraburgimi të bëhet i obligueshëm në rastet e dhunimit
Siguri

Ministrja Haxhiu: Kemi kërkuar që paraburgimi të bëhet i obligueshëm në rastet e dhunimit

KosovaNewss
KosovaNewss 17:54 -08/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se tashmë i kanë dërguar në Kuvendin e Kosovës ndryshimet e kërkuara ligjore lidhur me rastet e veprave penale të dhunimit.

Haxhiu ka thënë të mërkurën se njëra prej ndryshimeve që janë adresuar obligon gjyqtarët që t’i dërgojnë në paraburgim të dyshuarit për dhunë në familje.

“Së fundmi ne kemi dërguar ndryshimet në Kuvendin e Kosovës në rastet kur shpallet një person fajtor për veprën penale të dhunimit, dhunës fizike, psikike por edhe materiale si dhe dhunën seksuale. Njëra prej ndryshimeve që kemi adresuar ka të bëjë me atë që në rastet kur raportohet që ka ndodhur një dhunë në familje, prokurori por edhe gjyqtari pastaj, detyrimisht të obligohen që rastet e tilla të dërgohen në paraburgim. Kur kemi bërë këto ndryshime i kemi bërë duke u bazuar në rrethanat në Kosovë sepse nuk do të kishim nevojë për këto ndryshime të tilla por duke parë edhe rastin e fundit të të ndjerës Magashi ku e njëjta e kishte raportuar rastin por i njëjti ishte liruar në procedurë të rregullt dhe tash shteti vetë me mosveprim e shndërron dhunuesin në vrasës”, ka thënë Haxhiu në KTV.

Ministrja e Drejtësisë, ka thënë se problem për dhunën në familje e sheh edhe mentalitetin patriarkal që ekziston në shoqërinë kosovare.

“Kosova ende fatkeqësisht ballafaqohet me një mentalitet patriarkal prandaj duhet bashkim forcash dhe mentaliteti patriarkal fatkeqësisht depërton pastaj edhe në institucione dhe kjo bëhet mandej më e rëndë. Duhet një vëmendje e veçantë në inspektimin dhe monitorimin e institucioneve që e kanë përgjegjësinë direkte për të mbrojtur jetën e vajzave dhe grave”, është shprehur Haxhiu.

Ajo ka folur edhe për gjendjen e strehimoreve për viktimat e dhunës në familje, duke thënë se është rritur buxheti për to në 1,5 milionë euro.

“Për herë të parë Qeveria po planifikon që buxheti vjetor për strehimore të jetë më i madh jo sikurse në të kaluarën. Vitet e kaluara buxheti për strehimoret ka qenë 1 milionë ndërkaq për herë të parë është 1,5 milionë. Planifikimet janë që të mbështeten shumë më shumë se që janë mbështet më pas”, ka shtuar Haxhiu.

GP i Vetëvendosjes kërkon komision për hetimin e çdo lëshimi në rastet e dhunës ndaj grave

Gjithashtu lexoni:

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

KosovaNewss 08/03/2023 08/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?