KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Sveçla: Me rritjen e numrit të aktiviteteve policore, është zvogëluar numri i migrantëve
Siguri

Ministri Sveçla: Me rritjen e numrit të aktiviteteve policore, është zvogëluar numri i migrantëve

KosovaNewss
KosovaNewss 15:10 -04/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Brendshme në kuadër të procesit të Brdos që po mbahet në Portorozh të Sllovenisë.

Përmes një komunikate për media, lidhur me progresin e arritur në fushën e luftimit të kontrabandimit me migrantë, Sveçla tha se me rritjen e numrit të aktiviteteve policore, përkatësisht të rasteve të zbulimit të kontrabandisteve është arritur që të zvogëlohet numri i migrantëve viteve të fundit.

Tutje thuhet se përkundër rezultateve të arritura, Sveçla diskutoi edhe sfidat, e sidomos ato në katër komunat në veri, për të cilat kërkohet një vëmendje e veçantë, përfshirë dhe në fushën e luftimit të kontrabandës dhe rikthimit të sundimit të ligjit.

“Në këtë pikë, situata po ndryshon pakthyeshëm dhe për çdo ditë e më shumë sundimi i ligjit po vendoset si në çdo pjesë të Republikës. Gjashtëmbëdhjetë (16) rrugë ilegale të cilat ishin përdorur për zhvillimin e kontrabandës në katër komunat në veri, përfshirë dhe atë me migrantë, por edhe trafiqeve të tjera, e që ndihmonin në pasurimin e krerëve të grupeve kriminale janë mbyllur tërësisht apo janë nën kontroll të plotë të institucioneve te sigurisë” – theksoi ministri Sveçla.

- Reklamë -

Në fund të fjalimit së tij, ministri Sveçla është përkushtuar për bashkëpunim rajonal si dhe me mekanizmat e ndryshëm Evropian dhe ndërkombëtarë në adresimin e të gjitha çështjeve dhe sfidave që ndërlidhen me migrimin e parregullt duke theksuar se të gjitha qeveritë do të duhej që përveç luftimit të migrimit të analizojnë dhe adresojnë shkaqet kryesore që shpijnë njerëzit drejt migrimit.

Gjithashtu lexoni:

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

FSK realizon ushtrimin fushor validues Ujku i Pamposhtur 01

Policia jep detaje për arrestimin e një personi në Graçanicë, dyshohet për ryshfet në zgjedhje

Tentuan ta ngjyrosnin simbolin “I Love Mitrovica”, arrestohen kryetari dhe kryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut

Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit

KosovaNewss 04/04/2023 04/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit
12:28 -05/06/2026
FSK realizon ushtrimin fushor validues Ujku i Pamposhtur 01
12:10 -05/06/2026
Haxhiu takohet me Kryeministrin e Çekisë, flasin për proceset euroatlantike
11:53 -05/06/2026
Policia jep detaje për arrestimin e një personi në Graçanicë, dyshohet për ryshfet në zgjedhje
11:36 -05/06/2026
Ambasada amerikane ripërsërit thirrjen e Prattipatit: Bashkohuni në një partneritet afatgjatë me Amerikën për të siguruar të ardhmen energjetike
11:22 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?