Ministri i ri i Ekonomisë së Finlandës, Vilhelm Junnila, ka dhënë dorëheqje vetëm 10 ditë pasi mori detyrën për shkak se mori pjesë në një ngjarje të ekstremit të djathtë katër vjet më parë, shkruan BBC.
Junnila, që vjen nga partia nacionaliste finlandeze, është akuzuar se ka bërë vazhdimisht referenca naziste.
Ai kërkoi falje dhe i shpëtoi shkarkimit, por të premten njoftoi vetë për dorëheqjen.
Junnila ka thënë se ka dhënë dorëheqje që mos ta dëmtojë reputacionin e qeverisë dhe Finlandës.
Në vitin 2019, Junnila mori pjesë në një ngjarje të Aleancës Nacionaliste në qytetin e Turkut.
Ngjarja që u mbajt për të përkujtuar viktimat e një sulmi me thikë në qytet dy vjet më parë, ish-ministri kishte thënë se numri për zgjedhje të kryetarit të partisë lokale ishte 88, të njëjtin numër që kishte vetë Junnila në zgjedhjet e të njëjtit vit.
Numri 88 shihet në mesin e neo-nazistëve si një simbol për përshëndetjen “Heil Hitler”, pasi H është shkronja e tetë në alfabet, duke e bërë 88 të nënkuptojë “HH”.