KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Memli Krasniqi tregon pse nuk mori pjesë në pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit të Kosovës
Politikë

Memli Krasniqi tregon pse nuk mori pjesë në pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit të Kosovës

KosovaNewss
KosovaNewss 20:38 -12/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në pritjen shtetërore për nder të përvjetorit të çlirimit të Kosovës kanë munguar drejtuesit e partive opozitare por edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it.Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka treguar arsyen pse nuk mori pjesë në pritjen e organizuar bashkërisht nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.Në një prononcim për KALLXO.com, Krasniqi mungesën e tij në pritje e ka arsyetuar me faktin se e kishte konfirmuar më herët ftesën e kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, për të marrë pjesë në festën e ditës së çlirimit dhe 150-vjetorin e themelimit të Ferizajt.“Unë jam në Ferizaj sepse kam konfirmuar që do të marrë pjesë këtu në shënimin festiv të ditës së çlirimit dhe të 150-vjetorit të themelimit të qytetit”- është përgjigjur Krasniqi.Memli Krasniqi tha se nuk e di nëse ka marrë ftesë nga krerët e shtetit për pritjen dhe se për këtë duhet ta pyes protokollin e kabinetit të tij.KALLXO.com e ka pyetur kreun e PDK-së nëse ai ka marrë një ftesë për këtë ngjarje, mirëpo Krasniqi ka thënë se për këtë duhet ta pyes protokollin brenda kabinetit të tij.

Ndërkaq, Krasniqi është pyetur edhe për mungesën e ambasadorit të SHBA-së dhe të ambasadorëve shteteve të shteteve të tjera të QUINT-it.Sipas Krasniqit, mungesa e tyre është mesazh në vetvete.“Besoj se mungesa e tyre është mesazh në vetvete por se cili është mesazhi do të duhej t’i pyesnit ata”-është përgjigjur Krasniqi për KALLXO.com.Më 12 qershor 2023 shënohet përvjetori i hyrjes së forcave e NATO-s në Kosovë, ndërsa bombardimet e kundër Serbisë nisën më 24 mars 1999.Pas 78 ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).Pas bombave të hedhura nga forcat aleate për njëmbëdhjetë javë rresht, Serbia u detyrua t’i japë fund spastrimit etnik dhe t’i largojë forcat  policore dhe ushtarake nga Kosova, duke mundësuar kështu, kthimin e mbi 800 mijë refugjatëve kosovarë në vendlindje, përkohësisht të strehuar e të mirëpritur në Shqipëri, Maqedoni dhe në vende të ndryshme të botës.

Gjithashtu lexoni:

PDK-ja, LDK-ja e Aleanca s’pritet t’i ndryshojnë shefat e grupeve parlamentare

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Abdixhiku: Kemi afrime me VV-në, por ende dallime në çështjen kryesore

Sot konstituohet Kuvendi, deputetët e legjislaturës së XI-të mblidhen për herë të parë

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

KosovaNewss 12/06/2023 12/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

PDK-ja, LDK-ja e Aleanca s’pritet t’i ndryshojnë shefat e grupeve parlamentare
10:57 -06/08/2026
Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
10:35 -06/08/2026
Abdixhiku: Kemi afrime me VV-në, por ende dallime në çështjen kryesore
09:57 -06/08/2026
Bien lehtë çmimet e derivateve
09:31 -06/08/2026
Temperaturat e larta, edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë
09:11 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?